Asociacioni i Komunave Shqiptare, ASH-ja: Propozim jo serioz, shqiptarët janë 1/3 e popullatës

Edhe Aleanca për Shqiptarët është prononcuar në lidhje me propozimin e Alternativës për krijimin e një asociacioni të komunave shqiptare në RMV, njëjtë siç e kërkon Serbia dhe ndërkombëtarët në Kosovë.
Nga ASH-ja thonë se ky propozim është joserioz dhe po përdoret vetëm për politika ditore nga Alternativa. Nga kjo parti shprehen se shqiptarët në Maqedoninë e Veriut jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe se përbëjnë 30 për qind të popullatës në vend, nuk janë minoritet si serbët në Kosovë.
“Propozimin e tillë e vlerësojmë joserioz me tendencë që shqiptarët t’i vendos në trajtim të politikës ditore. Shqiptarët jetojnë në vazhdimësi territoriale dhe jo në enklava, në komuna ku shqiptarët janë shumicë absolute, në komuna me shumicë relative e në komuna me përqindje më të ulët. Organizimet politike dhe territoriale që nuk u shërbejnë atyre nuk meritojnë të diskutohen. Serbët në Kosovë ashtu si shqiptarët në Serbi janë minoritet dhe këto standarde duhet të kenë reciprocitet dhe këtë gjë ne e mbështesim në mënyrë absolute. Madje vlerësojmë se edhe hungarezët dhe boshnjakët e Serbisë duhet të kenë të drejta të tilla. Shqiptarët në Maqedoni janë 1/3 e popullatës së përgjithshme dhe jo pakicë. Zgjidhjet për mbrojtjen e pakicave të menduara për realitete tjera nuk mund të zbatohen në kontekstin e shoqërisë sonë multietnike dhe demokracisë konsociative.”- thuhet në komunikatën e ASH-së.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Renditja e kandidatëve të partive politike - emra të njohur mbesin jashtë Kuvendit, e të rinjtë befasojnë

Numërohen 100% të votave për partitë politike – ky është rezultati preliminar nga KQZ

Nga Kuri te Vitia - votat e 10 kandidatëve më të votuar të LVV-së sipas KQZ-së

Këto janë votat e kandidatëve për deputetë nga PDK-ja

Ngritet aktakuzë për Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, të dyshuar për spiunazh

U pyet se a do t’i përgjigjet urdhrit të Gjykatës, Kurti nuk deklarohet

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Të eliminuar nga Real Madridi, Guardiola u dërgon mesazh Los Blancos pas ndeshjes

NATO reagon pas raportimit për largimin e forcave amerikane nga Kosova

Skandal në Aeroportin e Beogradit: Vajza portugeze keqtrajtohet veç pse mbante një bluzë me flamurin shqiptar

Gjesti vazhdon debatet me Vserlon në BBVA, preken edhe fizikisht me njëri-tjetrin dhe nuk i ndalin ngacmimet

"Ka mbaruar faza e përshtatjes" - Mbappe tregon emrin e skuadrës që e do në raundin tjetër

Donald Trump po e zgjeron fuqinë e tij