Asociacioni i klubeve evropiane, ECA e ka uruar FC Ballkanin për suksesin e përsëritur në Superligën e Kosovës, ku u shpallen kampion.

Ballkani fitoi titullin kampion për herë të dytë radhazi, duke triumfuar në edicionin 2022/23.


Ky sukses është përshëndetur edhe nga Asociacioni i klubeve evropiane, ECA, president i së cilit është i pari i Paris Saint-Germain, Nasser Al-Khelaifi.

Është vet klubit therandas që ka ndarë lajmin dhe fotografinë e urimit të Al-Khelaifit për presidentin Arsim Kabashi dhe klubin e Ballkanit.

Postimi pa ndërhyrje i Ballkanit Asociacioni i klubeve evropiane, e ka uruar FC BALLKANIN për suksesin e përsëritur në Superligë. Në letrën që presidenti i klubit, Arsim Kabashi, e ka pranuar nga presidenti i ECA, Nasser Al Khelaifi, komplimentohet skuadra jonë për paraqitjet në fushë, derisa nuk mungojnë edhe uratat për mbarësi në sezonin tjetër. Faleminderit ECA

/Telegrafi/

telegrafi sport app