LAJMI I FUNDIT:

Presidenca ngre shqetësimin: Asnjë prokuror nuk po merret me kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Presidenca ngre shqetësimin: Asnjë prokuror nuk po merret me kërcënimet ndaj presidentes Osmani

Ndonëse kanë kaluar disa ditë nga raportimi i kërcënimeve me jetë ndaj presidentes Vjosa Osmani dhe hapjes së rastit nga policia, Prokuroria Speciale nuk ka ngarkuar asnjë prokuror që të merret me rastin.

Këshilltari për media i presidentes Osmani, Bekim Kupina, ka thënë për Telegrafin se është shqetësuese të mos ketë reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse.

“Rreth një javë pas raportimit të kërcënimit të fundit me jetë të Presidentes Osmani i ardhur në adresën elektronike zyrtare të Presidencës dhe hapjes së rastit nga Policia, sot jemi njoftuar nga Policia se Prokuroria Speciale nuk e ka  ngarkuar ende asnjë prokuror të merret me kërcënimet ndaj Presidentes Osmani”, ka thënë Kupina.


Sipas tij, deri tash ka pas dhjetëra kërcënime në vazhdimësi, por asnjë i arrestuar nga organet përgjegjëse, edhe pse shumë prej tyre kërcënimet i kanë bërë pa e fshehur identitetin.

“Është shqetësuese të mos ketë një reagim efikas dhe të shpejtë nga organet përgjegjëse, ngase  kemi të bëjmë me kërcënime ndaj kreut të shtetit të cilat janë edhe kërcënime ndaj rendit kushtetues, duke e ditur që për momentin Presidenca është institucioni i vetëm me kompetenca të plota”, ka thënë ai, për Telegrafin.

Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani
Lexo po ashtu Kërcënohet me jetë presidentja Vjosa Osmani

Ndryshe, presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ditë më parë ka marrë një kërcënim me jetë përmes një e-mail.

“Me tra nprit dekt me tlan partis dyt mundsin duhet deri tash kriminele antikushtetuese ordinere ti ha ropt tvraj”, (sic), shkruhej në mesazhin kërcënues që kishte shkuar në adresë të presidentes./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Ekskluzive, ambasadorja izraelite në Kosovë: Ja pse vepruam kundër Iranit

Ekskluzive, ambasadorja izraelite në Kosovë: Ja pse vepruam kundër Iranit

Politikë
“Hera e parë që ushtria jonë merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli”, Maqedonci publikon fotografi nga trajnimi i FSK-së në SHBA

“Hera e parë që ushtria jonë merr pjesë në një qendër trajnuese të këtij niveli”, Maqedonci publikon fotografi nga trajnimi i FSK-së në SHBA

Lajme
“Këto janë traditat rome”, flet çifti që ‘tronditi’ Shqipërinë - 13 vjeçare u bë nënë

“Këto janë traditat rome”, flet çifti që ‘tronditi’ Shqipërinë - 13 vjeçare u bë nënë

Lajme
“Banor për së paku 3 vjet” – çfarë thotë Ligji për zgjedhjet lokale rreth kandidimit për kryetar komune

“Banor për së paku 3 vjet” – çfarë thotë Ligji për zgjedhjet lokale rreth kandidimit për kryetar komune

Lajme
Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun: Ishte një takim jashtëzakonisht i mirë

Limaj konfirmon takimin me Abdixhikun: Ishte një takim jashtëzakonisht i mirë

Lajme
Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Gati marrëveshja e pensioneve me Serbinë, përfitojnë qindra qytetarë shqiptarë që jetojnë e punojnë në dy shtetet

Lajme
Kalo në kategori