LAJMI I FUNDIT:

Asnjë centimetër asfalt në autostradën Shkup – Bllacë

Asnjë centimetër asfalt në autostradën Shkup – Bllacë

Më 18 maj nisën punimet për autostradës Shkup – Bllacë. U gërrye një pjesë e tokës, por punimet po shkojnë shumë ngadalë.

“U bënë 5 muaj që kur filloi ndërtimi i autostradës Shkup – Bllacë. Edhe pse u tha se dy kilometrat e parë do të përfundojnë për 18 muaj, siç mund të shohim në terren punimet po ecin shumë ngadalë. Ekskavatorë nuk pamë as sot”, Fatbardha Curri, gazetare.


Deri tani koordinator i këtij projekti ishte Bujar Osmani derisa ishte zëvendëskryeministër për integrime, ndërsa tani nuk dihet se kush do të menaxhojë me procedurat që po e frenojnë punën. Zëvendëskryeministri i parë në Qeveri Artan Grubi para disa ditëve në Click Plus tha se me këtë çështje do të merret Ndërmarrja “Rrugët shtetërore”, ndërmarrje kjo e cila do të udhëhiqet nga kuadër i BDI-së.

“Se pse ky do të jetë një mandat ndryshe, shihet nga resoret për të cilat jemi përcaktuar. Jemi përcaktuar për resoret financiare dhe ekonomike, logjistike dhe infrastrukturë. Kemi marrë ndërmarrjen “Rrugë shtetërore” dhe i kemi si prioritet ato që kanë ngecur. Veçanërisht ato që janë jetike për ne, infrastruktura dhe korridori 8”, theksoi Artan Grubi – Zëvendëskryeministër i parë.

Dy kilometrat e para të kësaj autostrade është duke i realizuar ndërmarrja “Granit” e angazhuar nga Ndërmarrja Publike për Rrugë Shtetërore. Drejtori Zoran Kitanov nuk deshi të japë deklaratë për zvarritjen e punimeve dhe nëse do të vazhdojë të jetë drejtor, por na drejtoi te shërbimet. Nga atje ende pa përgjigje.

Si pengesë për punimet për shihen edhe shpronësimet e tokës, ku banorët e Bllacës kanë kërkuar deri në 100 euro, kurse shteti ua ka vlerësuar me 4 euro.

Si prioritet autostradën Shkup-Bllacë e paralajmëroi edhe lideri i BDI-së Ali Ahmeti, sipas së cilit punët do të përfundojnë për 2 vjet. /TV21/

Në trend Lajme

Më shumë
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel

Lajme
Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Arrestimet e qytetarëve të Kosovës në kufi, analistët në Beograd: Serbia ka prekur fundin moral e politik

Lajme
Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Një muaj paraburgim për shqiptarin nga Kosova të arrestuar në Serbi

Drejtësi
Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Kosovari i arrestuar në kufi, Serbia pretendon se ishte pjesë e luftës, mohon OVL-UÇK

Siguri
“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

“Të ngrehi zhag”, deklarata e bashkëshortes së Riza Muratit, e cila e ka denoncuar kapitenin e policisë për dhunë

Drejtësi
Kalo në kategori