LAJMI I FUNDIT:

ASK: Shpenzimet qeveritare më të mëdha se të hyrat

ASK: Shpenzimet qeveritare më të mëdha se të hyrat

Në publikimin e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK) për llogaritë qeveritare bëhet e ditur se të hyrat qeveritare për tremujorin e katërt të vitit 2017 ishin 503.1 milionë euro, ndërsa shpenzimet 587.3 milionë euro.

Agjencia e Statistikave tregoi edhe ku u shpenzuan paratë qeveritare në këtë tremujor.


“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë formimi i kapitalit bruto me 31 për qind, kompensimi i punëtorëve me 24 për qind, kontributet sociale dhe përfitimet me 21 për qind dhe konsumi i ndërmjetëm me 13 për qind. Ndërsa, pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në struktura të tjera të shpenzimeve”, thuhet në publikimin e ASK-së, përcjell Telegrafi.

Pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë tatimet në produkte, të cilat paraqesin 71 për qind të totalit të të hyrave, ndërsa pjesa e mbetur e të hyrave është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave. /Telegrafi/