LAJMI I FUNDIT:

ASK: Mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë kanë përdorur drurin si lëndë djegëse për ngrohje kurse 18 për qind gazin

ASK: Mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë kanë përdorur drurin si lëndë djegëse për ngrohje kurse 18 për qind gazin

Mbi 80 për qind e familjeve në Kosovë kanë përdorur drurin si lëndë djegëse për ngrohje kurse rreth 18 për qind e tyre kanë shpenzuar gaz.

Kështu thuhet në raportin “Konsumi i Energjisë në Ekonomi Familjare, 2022“, prezantuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) duke shtuar se mesatarisht ngrohen rreth 52.67m2 për ekonomi familjare.

“Sa u përket lëndëve djegëse, dru zjarri ishte më i përdorur gjerësisht me një mesatare të përdorur në 82.33 për qind të ekonomive familjare. Po ashtu, vend të konsiderueshëm merr edhe GLN (gazi) me 17,8 për qind”, thekson raporti, shkruan Telegrafi.


Sipas ASK-së, territori i Kosovës mbulohet 100 për qind me energji elektrike.

“Territori i Kosovës mbulohet 100 për qind me energji elektrike, ndërsa për ngrohje përdoret dru zjarri në mesatare të 82.33 për qind të ekonomive familjare”, shton ASK-ja.

Konsumi i energjisë nga ekonomitë familjare | Burimi: ASK

Në fund të raportit thuhet se mbi 4 për qind e ngrohjes është siguruar nga sistemet qendrore.

“Analizat e energjisë dhe lëndëve djegëse të konsumuara (sipas numrit të amvisërive) treguan se energjia elektrike është përdorur në 100 për qind të ekonomive familjare, 4.19 për qind nga ngrohja e blerë nga sistemet e ngrohjes qendrore”, përfundon raporti. /Telegrafi/

Në trend Ekonomi

Më shumë
Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

Lansohet ueb faqja eBukura.com - Dyqani më i ri unik i ushqimeve bio

E Bukura e Dheut
Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ana Draskoviç intervistë ekskluzive për Telegrafin: Kosova është në rrugën e krijimit të një ekosistemi të fortë dhe gjithëpërfshirës të pagesave digjitale

Ekonomi
Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Zgjedhet fituesi i parë i skuterit Vespa nga Auto Mita, në pritje edhe dy të tjerë

Auto Mita
Central Park sjell

Central Park sjell "Botën Tënde të Aventurave" edhe këtë vikend!

Central Park
Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs - Platforma më unike për publikimin dhe aplikimin në konkurset e punës

Telegrafi Jobs
Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova me oferta speciale për Selectum Hotels

Ephesus Travel Kosova Agency
Kalo në kategori