Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar të dhënat lidhur me rrjedhat e eksportit dhe importit për muajin prill 2019.
Të dhënat nga Tregtia e Jashtme të Mallrave në Kosovë tregojnë për një deficit tregtar më të lartë për 5.6% në muajin prill 2019, në raport me periudhën e njëjtë të vitit 2018, gjegjësisht në vlerë prej 258.5 milionë euro, krahasuar me deficitin prej 244.7 milionë euro në vitin 2018. Eksporti mbulon importin me 12.5%.
“Eksporti i mallrave në muajin prill 2019 kishte vlerën 36.9 milionë euro, ndërsa importi 295.4 milionë euro, që është një rritje prej 44.7% për eksport dhe 9.3% për import, duke krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit 2018”, ka njoftuar ASK-ja.
Sipas të dhënave të grupeve kryesore të eksportit: 42.8% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 15.5% e përbëjnë prodhimet minerale; 11.9% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre; 8.6% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 3.8% e përbëjnë artikujt e ndryshëm të prodhuar; 2.9% e përbëjnë tekstili dhe artikujt prej tij; 2.7% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike etj.
Ndërsa, sipas të dhënave të grupeve kryesore për import: 14.2% e përbëjnë prodhimet minerale; 12.9% e përbëjnë makineritë, pajisjet mekanike dhe elektrike; 12.4% e përbëjnë metalet bazë dhe artikujt prej tyre; 11.2% e përbëjnë ushqimet e përgatitura, pijet dhe duhani; 8.6% e përbëjnë mjetet e transportit; 7.4% e përbëjnë prodhimet e industrisë kimike; 6.8% e përbëjnë plastika, goma dhe artikujt prej tyre, etj.
“Eksportet e Kosovës në vendet e BE-së arritën në 12.3 milionë euro, ose rreth 33.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 51.9%. Partnerët kryesorë për eksportin e mallrave në BE janë: Italia (9.6%), Gjermania (5.3%), Holanda (3.9%), Sllovenia (3.8), Britania e Madhe (2.0%), etj”.
Importet e Kosovës nga vendet e BE-së ishin rreth 156.3 milionë Euro, ose 52.9% e importeve të përgjithshme, me një rritje prej 35.4%. Importet me pjesëmarrje më të lartë ishin nga: Gjermania (13.5%), Greqia (7.8%), Italia (5.9%), Sllovenia (3.2%), etj.
“Në muajin prill 2019, eksportet e Kosovës me vendet e CEFTA-s arritën në 15.6 milionë Euro, ose 42.4% të eksporteve të përgjithshme, me një rritje prej 13.2%. Partnerë kryesorë për eksport nga vendet e CEFTA-s janë: Shqipëria (16.4%), Maqedonia (10.8%), Serbia (9.7%), Mali i Zi (4.1%)”, thekson ASK.
Ndërsa, importet nga vendet e CEFTA-s në muajin prill 2018, arritën në 47.7 milionë euro, ose 16.1% të importeve të përgjithshme, me një rënie prej (-34.1%). Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import ishin: Shqipëria (8.1%), Maqedonia (7.0%) dhe Serbia (0.2 %).
Eksportet e Kosovës me vendet e tjera të botës arritën në 8.9 milionë euro, ose 24.2%. Si partnerë më të rëndësishëm nga këto vende për eksport, vlen të përmenden: India (13.6%), Zvicra (6.8%).
Ndërsa, importet e Kosovës nga vendet e tjera të botës arritën në 91.4 milionë euro, ose 30.9%. Vendet me pjesëmarrje më të lartë për import në këtë grup ishin: Turqia (12.7%) dhe Kina (7.7%). /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëPasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
GoBau – Kositëse bari
Shtrohet darka tradicionale për musafirët special të Panairit Horeca
EBC Cosmetics vjen me zbritjen më të madhe vjetore
Modë apo relaks?
Eksploro natyrën me stil dhe komoditet me ofertat e Melodia Px për Ditën e Punëtorëve!
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
John Terry zbulon historinë e patreguar se si ai udhëhoqi kryengritjen te Chelsea ndaj një trajneri
"Vuçiq e mendonte Slloveninë Eldorado serbe, kurse diplomatët e saj vegla të tij", ish-diplomatë serbë flasin për skandalin e fundit të Vuçiqit
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani
Pasuria e guvernatorit të BQK-së, drejtorit ATK-së dhe drejtorit të Doganës
“Veç me ia ba një vendbanim në gjykatë”, ish-zyrtari i Komunës së Prishtinës del para gjykatës me 24 aktakuza për korrupsion
Klopp e donte lojtarin që sot luan për Liverpoolin, por bordi kërkonte një tjetër - si nisi mosmarrëveshja mes tyre