Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK), ka publikuar të premten Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK) për muajin dhjetor 2023.
Sipas raportit, indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej 4.9% në vitin 2023 krahasuar me vitin 2022.
“Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit në vend në vitin 2023 ishte më i lartë në një mesatare prej (4,9 %) krahasuar me vitin 2022”, ka njoftuar ASK-ja.
Ngritja e indeksit të çmimeve të konsumit është vërejtur te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: perimet (15,9%), pemët (11,4%), prodhimet ushqimore (11,3%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (11,2%), buka dhe drithërat (8,9%), qumështi, djathi dhe vezët (8,4%), mishi (7,8%), energjia elektrike gaz dhe lënde djegëse te tjera (7,5%), mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtja e shtëpisë (7,3%), strehimi , uji, energji elektrike, gazi dhe lëndë djegëse të tjera (6,4%), pijet alkoolike, duhani (6,4%), pijet joalkoolike (6,3%), restorantet dhe hotelet (5,8%), mallra dhe shërbime te ndryshme (3,8%), blerja e automjeteve (3,8%), veshje dhe këpucë (3,4%), shëndetësia (2,7%) me një ndikim te përbashkët te këtyre nëngrupeve prej 6,2 përqindja në IHÇK-it.
Ndërsa, rënie e indeksit të harmonizuar të çmimeve të konsumit gjatë vitit 2023 është vërejtur te nëngrupe e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-11,4%), përdorimi i pajisjeve të transportit personal (-8,3%), transporti (-2,2%) me një ndikim te përbashkët prej -1,3 për qind në IHÇK-it.
Dhjetor 2023 / Dhjetor 2022 2,3 %
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare prej (2,3 %) në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin dhjetor 2022.
Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të konsumit në këtë periudhë te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: pemët (16,6%), perimet (16,4%), pajisje terapeutike (6,9%), sheqeri, reçeli, mjalti, çokollata dhe ëmbëlsirat (6,6%), pijet alkoolike, duhani (6,5%), mirëmbajtja dhe riparimi i pajisjeve personale te transportit (6,5%), prodhimet ushqimore (6,3%), qelqurinat , takëmet dhe mjetet e kuzhinës (5,8%), restorantet dhe hotelet (3,9%), produktet mjekësorë aparature dhe pajisje (3,6%), shërbimet ambulatore (3,4%), buka dhe drithërat (2,4%), mallrat dhe shërbimet e ndryshme (2,4%), veshje dhe këpucë (2,0%), gazi (2,0%), shërbimet financiare (1,8%), mishi (1,3%), mobilje dhe orendi qilima dhe mbulesa te tjera dyshemeje (1,1%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 2,7 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënie e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: vajrat dhe yndyrat (-10,5%), qumështi, djathi dhe vezët (-3,7%), lëndët djegëse të ngurta, dru zjarri, pelet etj (-0,9%), mjetet e komunikimit (-0,4%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,4 për qind në IHÇK.
Dhjetor 2023 / Nëntor 2023 0,3 %
Indeksi i tërësishëm i harmonizuar i çmimeve të konsumit është më i lartë në një mesatare 0,3% në muajin Dhjetor 2023 krahasuar me muajin Nëntor 2023. Kjo kryesisht është shpjeguar me ngritjen e çmimeve të artikujve dhe shërbimeve te grupet dhe nëngrupet e COICOPI-it: shërbimet për transport (16,7%), energjia elektrike (10,3%), perimet (2,6%), duhani (1,7%), qumështi, djathi dhe vezët (1,7%), pajisjet shtëpiake (0,4%), pijet joalkoolike (0,2%), me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej 0,9 për qind në IHÇK.
Ndërsa, rënia e çmimeve vërehet te grupet dhe nëngrupet e COICOP-it: karburantet dhe lubrifikantët për pajisjet e transportit personal (-6,0%), buka dhe drithërat (-0,8%), shëndetësia (-0,2%), veshje dhe këpucë (-0,1%) me një ndikim të përbashkët të këtyre nëngrupeve prej -0,6 për qind në IHÇK. /Telegrafi/
Norma mujore dhe vjetore e inflacionit në % të matura nga IHÇK
Ndryshimet mujore dhe vjetore të çmimeve në % për grupe dhe nëngrupe të COICOP-it, Kosovë
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëViva Fresh Store renditet si grupi i pestë më i madh i shitjeve me pakicë në Ballkanin Perëndimor!
Qysh bohet kerri i vogël, kerr i ri!
Bëhu banor i kryeveprës së Prizrenit - Grand Residence
Kurrë s’e ke pas ma lehtë se me Telegrafi Jobs me gjetë punë!
Hypi kerrit e nisu për n’Grand Blue Fafa këtë vikend
Me çka e shijon bukën ma s'shumti edhe pse bash me sugjukun Meka?
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City