Një asistim vlen sa një gol dhe momentin që nuk shënon, atëherë Giacomo Vrioni di të jetë vendimtar edhe me asistime.

Sulmuesi shqiptar nuk ka shënuar në sfidën Chicago Fire - New England Revolution, por ka dhuruar një asistim shumë vendimtar.


Në derbin e futbollistëve shqiptarë vetëm Vrioni ishte në fushë për skuadrën mysafire, pasi Xherdan Shaqiri i mungoi Chicago Fires shkaku i kartonit të kuq xhiron e kaluar.

Megjithatë Vrioni dhuroi një asistim vendimtar për Christian Gil i cili shënoi nga jashtë zonës për të barazuar shifrat në 2-2.

New England Revolution ka marrë një pikë shumë të madhe në udhëtim, pasi me këtë pikë ata zyrtarisht kanë siguruar pjesëmarrjen në 'Play-Off' të MLS.

Sa i përket Vrionit, në 31 ndeshje zyrtare ai ka shënuar nëntë gola dhe ka dhuruar dy asistime. /Telegrafi/

telegrafi sport app