LAJMI I FUNDIT:

ASHMAA: Partitë të ndalojnë me vlerësimet vullnetare

ASHMAA: Partitë të ndalojnë me vlerësimet vullnetare

Agjencia për shërbime mediale audio dhe audiovizuele (ASHMAA) reagon ashpër ndaj qëndrimeve të plasuara në njoftimin e partisë LSDM që ndërlidhen me Komisionin ad-hoc për mbikëqyrjen e mediave, transmeton Telegrafi Maqedoni.

ASHMAA-ja kërkon nga partitë politike që të ndalojnë me vlerësimet vullnetare për profesionalizmin e trupit rregullator, pasi që shërbimi profesional i kësaj agjencie me ndërgjegje, objektivitet dhe paanshmëri e zbaton monitorimin e raportimit zgjedhor, si edhe mbikëqyrjet tjera sipas metodologjive të miratuara me rregulla dhe praktika botërore./Telegrafi/