LAJMI I FUNDIT:

ASHAM me propozim për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për emrin e ri të tyre

ASHAM me propozim për Qeverinë e Maqedonisë së Veriut për emrin e ri të tyre

Akademia e Shkencës dhe Artit në Maqedoni (ASHAM) i ka propozuar Qeverisë që emri i ri i saj të jetë Akademia e Shkencës dhe Artit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ASHAM).

Ky propozim është miratuar në seancën e sotme konsultative, në të cilën janë shqyrtuar propozimet e Qeverisë, përcjell Telegrafi Maqedoni.


“Pas një diskutimi konstruktiv, arritëm në përfundim që të dërgojmë mendim tek Qeveria e Maqedonisë së Veriut, që emri i ri i Akademisë të jetë Akademia e Shkencës dhe Artit të Republikës së Maqedonisë së Veriut (ASHAM). Akademia thekson se ne nuk marrim vendim për emërin e ri, por atë e sjell Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut, duke respektuar propozimin e shumicës së anëtarëve të Akademisë”, thuhet në njoftimin e ASHAM.

Sipas akademikëve, ruajtja e referencës së shtetit, gjegjësisht shkurtesës ASHAM, ka rëndësi të madhe pasi është një nga çështjet që lidhet me identitetin./Telegrafi/