LAJMI I FUNDIT:

ASH: Stadiumi i Tetovës të mos keqpërdoret për qëllime parazgjedhore, kërkojmë transparencë dhe procedurë të rregullt

ASH: Stadiumi i Tetovës të mos keqpërdoret për qëllime parazgjedhore, kërkojmë transparencë dhe procedurë të rregullt

Partia në pushtet Aleanca për Shqiptarët, sot ka dalë me reagim në lidhje me shpalljen e tenderit për rikonstruimin e stadiumit të qytetit në Tetovë. Nga kjo parti kërkojnë që rindërtimi i stadiumit të mos keqpërdoret për qëllime parazgjedhore.

Ata gjithashtu thonë se do të përkrahin çdo iniciativë që do ta zgjidh përfundimisht çështjen e rregullimit dhe rinovimit të stadiumit të qytetit.


“Gjithashtu ASH do të denoncojë dhe do të dënojë çdo keqpërdorim dhe abuzim me indicje për të mashtruar opinionin për efekt elektoral, me paratë publike të tetovarëve. Pas deklaratës së kreut të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami rreth hapjes së tenderit per stadiumin e ri, ne si ASH Tetovë por edhe si qytetar të rëndomtë e si sportdashës, shprehim dilemat dhe dyshimet tona që në fillim për keqpërdorime dhe mallverzime në këtë proces”.

“Andaj publikisht i shtrojmë dilemat tona dhe njëkohësisht parashtrojmë pyetje për të cilat presim përgjigje nga Komuna e Tetovë edhe atë: Si është e mundur një ndërmarje transportuese e cila ka paraqitur humbje në anën tjetër të shpall tender milionëshe euro? A është paraparë ky furnizim publik në programin dhe në planin e Komunës së Tetovës në vitin 2023 kur është përpiluar buxheti dhe a eshte votuar i njëjti në Këshillin Komunal? A është e ligjshme që të fillohet procedura e tenderimit pa buxhet dhe pa konstrukcion financiar, kur vetë komuna gjeneron borxh publik ndërsa ndërmarrja funskionon me humbje. A janë kushtet e tenderimit në përputhje me përmasën e projektit për stadium? Përse krahas renovimit apo ndërtimit të stadiumit të Qytetit, duhet të ndërtohen stadiume ndihmëse në Qendrën sportive dhe në Fshatin Saraqinë kur e kemi stadionin ndihmës i njohur si Stadiumi i Luboteni. Përse stadiumet ndihmësë mos të ndërtohen aty ku janë sot dhe shtrojmë pyetjen çka bëhet me hapësirën e stadiumit të vjetër?”.

“Deklarata e Kryetarit të Komunes së Tetovëa z. Bilall Kasamit pas publikimit të tenderit dhe pas mbarimit te gjitha procedurave, ku pretendon se i njejti mund të ndihmohet edhe nga FFM, UEFA dhe Agjencioni për rini dhe sport nuk duket serioze, përderisa paraprakisht janë mbyllur te gjitha procedurat dhe nuk ka siguruar mbështetje paraprake për projektin në fjalë nga institucionet e lartpërmendura”, thonë nga ASH./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Dita botërore e lirisë së shtypit, raporti i “Reporterëve pa Kufij” - Kosova shënon rënie për 19 vende

Lajme
Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Gjilan, një person refuzon të ndalet para policisë - polici përmes xhamit ia merr çelësat dhe fikë veturën e tij

Kronika e Zezë
“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

“Ushtria digjitale” e Kurtit në front kundër gazetarëve

Lajme
Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Ferizaj, një grua raporton se vajza e saj është marrë nga një person i panjohur - dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me të

Kronika e Zezë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Anëtarësimi i Kosovës në KiE-së, Kosova dhe Zvicra mbajnë takimin konsultativ

Lajme
Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Rama: Spitali i Kryeqytetit po bëhet, shumë shpejt projekti do të tenderohet

Lajme
Kalo në kategori