LAJMI I FUNDIT:

ASH: Shumica e re, liri për qytetarët dhe luftë kundër krimit e korrupsionit

ASH: Shumica e re, liri për qytetarët dhe luftë kundër krimit e korrupsionit

Pasi që po krijohet shumica e re parlamentare, Aleanca për Shqiptarët në një kumtesë lëshuar mediave thekson se Maqedonia e Veriut do të ketë Qeveri të re pa LSDM-në dhe BDI-në, duke shtuar se kthim mbrapa nuk ka.

Nga atje thonë se partitë politike që nuk ishin pjesë e stërkeqjes që ka prodhuar regjim hibrid ndër më të korruptuarit në botë, kanë tejkaluar dallimet dhe kanë krijuar një shumicë të re, së cilës do të vazhdojnë t’i shtohen njerëz progresist e të guximshëm.

“Vendi do të ketë qeveri të re pa LSDM dhe BDI dhe nuk ka më kthim mbrapa. Shumica e re është përgjigja më e mirë ndaj thirrjeve të Presidentit Biden, BE-së dhe miqve tjerë ndërkombëtarë për luftë kundër krimit dhe korrupsionit. Erdhi fundi i qeverisjes me funksionarë që janë në listën e zezë të SHBA-ve.


Sot, regjimi ka rënë dhe tani fillon liria e vërtetë e qytetarëve në përgjithësi dhe shqiptarëve në veçanti. Qytetarët nuk do të frikësohen më nga policia e partizuar dhe nga sistemi i kriminalizuar i BDI-së. Nuk do të ketë më drejtorë që kërcënojnë të punësuarit dhe inspektorë që zhvasin bizneset. Nuk do të ketë më zhvatje të bizneseve nga zyrtarë të korruptuar si Katica Janeva me Boki13, dhe nuk do të mund më të abuzohet me fonde publike siç bënte Rashkovski, e aq më pak me ato evropiane siç bënte zyrtari i BDI-së Jahiu. Vendi ynë nuk do të jetë më vrimë e zezë brenda sistemit Schengen të BE-së, ku narkodilerët e gjithë botës vijnë dhe blejnë pasaporta për t’i ikur Interpolit”, thonë nga ASH.

Përfundimisht, shtojnë nga ASH, do të kemi zgjedhje të lira, ferr dhe demokratike, një e drejtë që shqiptarëve u është mohuar për mëse dy dekada./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Sociale
“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

“Kam gjetur parregullsi në këtë gjykatë”, komandant Hoxha nis dëshminë në gjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së

Drejtësi
​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

​Vdes Faik Rexhepi, simboli i rezistencës kundër regjimit të Millosheviqit

Lajme
Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Tensione në gjykimin në Hagë, komandat Hoxha: Prej këtij momenti nuk flas më asgjë

Lajme
Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Një person plagoset, tre të tjerë marrin lëndime trupore në Klinë - arrestohen dy të dyshuar

Kronika e Zezë
Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Akuzat për lejen e ndërtimit në Yrshek dhe tenderin e pastrimit, Veliaj reagon nga burgu: Ia dhashë biznesmenit gjithë këto, t’i merrja 9 mijë euro mbrapsht?

Lajme
Kalo në kategori