ASH për Ligjin e ri për arsimin fillor: Nuk dallon nga ligji në fuqi
Partia shqiptare në opozitë Aleanca për Shqiptarët, përmes një kumtese për media ka dhënë vlerësim për Ligjin e ri për arsimin fillor, të cilin ditë më parë e promovoi ministri i Arsimit Arbër Ademi.
Nga ASH thonë se ky ligj është rikthim i ligjit që sipas tyre, me pompozitet të lartë u propozuar para një viti dhe u tërhoq, ndërsa shtojnë se propozim-ligji i ri është një kopje e ligjit në fuqi me disa ndryshime të vogla, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Në aspektin funksional suprimon pushtetin komunal nga ai qendror dhe realizon segregacion gjuhësor dhe etnik në sferën e arsimit. Në aspektin strukturor edhe më tepër e kufizon arsimtarin në kreativitetin e tij duke e ngarkuar edhe më tepër me administratë, e duke mos i lejuar hapësirë për të hulumtuar metoda, teknika dhe forma bashkëkohore për mësimdhënie interaktive. Nuk realizon caktimin e kritereve të qarta për ngritjen dhe gradimin profesional të arsimtarit”.
“Në aspektin institucional kemi një gërshetim kompetencash që bëjnë zgjidhje të pakuptimta mes organeve dhe hierarkisë si në shtrirjen horizontale ashtu edhe në atë vertikale”.
“Kur theksojmë suprimimin e pushtetit komunal dhe segregacionin etnik dhe gjuhësor e kemi fjalën se të vetmen të drejtë që kishte kryetari i komunës për të zgjedhur drejtor, një nga dy kandidat të propozuar nga këshilli drejtues i shkollës, me propozim ligjin e ri duhet të zgjedh veç drejtorin e zgjedhur nga këshilli drejtues i shkollës (neni 104)”, thonë nga ASH.
Ata më tej shtojnë se sa i përket segregacionit etnik dhe gjuhësor, arsimtari shqiptar nuk mund të krijojë marrëdhënie pune pa mos e dhënë provimin për njohje të gjuhës maqedonase, pranë qendrës shtetërore për provime edhe pse proklamohet se gjuha shqipe është zyrtare. Kjo sipas tyre, nuk vlen për arsimtarin maqedonas, për njohje të gjuhës shqipe, që duhet të ligjëroj lëndën e gjuhës maqedonase në paralelet shqiptare (neni 81. al.3).
“Me gojën plot theksohej se duhen reforma, arsimtari përsëri është i ngarkuar me administratë dhe i stresuar nga politika. Ligji i ri vazhdon që arsimtarin ta ngarkoj me punë administrative dhe me dëshirat e komisioneve të formuar nga politika, nga të cilët varet gradimi dhe zhvillimi profesional i tij”.
“Nuk mund të kuptohet që në aspektin institucional një ligj të konstituohet në atë formë që një organ të kryej zgjedhjen ndërsa tjetri organ që nuk është pjesëmarrës dhe nuk mund të ndikojë në zgjedhje, të vërtetoj zgjedhjen nga organi tjetër, apo siç është rajonizimi ku nga njëra anë flasim për rajonizim ndërsa në alinenë tjetër mundësojmë që mos të përfillet (neni 59)”.
“Më këtë propozim ligj me “procesin inkluziv” shkohet me degradimin edhe të shtresës më të ndjeshme të shoqërisë, fëmijëve me nevoja të veçanta, pasi në vend që të shkohet me kombinim që disa orë të realizohen në paralelet e rregullta për socializim dhe pjesën tjetër të procesit mësimor në paralele të veçanta, propozohet mbyllja e këtyre paraleleve prej vitit 2022. Paramendoni paralele me 30 nxënës ku tre prej tyre janë me nevoja të veçanta (neni 176)”, thonë nga ASH.
Ata propozojnë që ky ligj të tërhiqet, të formohet grup punues nga të gjithë partitë politike dhe ekspert nga universitetit që të përgatitet një ligj bazuar në teorinë e organizimit të sistemeve dhe praktikave bashkëkohore./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Tërmet me magnitudë 4.4 në Shqipëri, epiqendra në afërsi të Shkodrës
Aktakuzë ndaj një boshnjaku për krime lufte kundër popullsisë civile në Gjakovë
Mickoski: Javën e ardhshme do të takohem me Sindikatën e AOJSH-së dhe do të diskutojmë për kërkesat e tyre
Thaçi: Gjendja në vend është alarmuese dhe e rëndë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë
Kurti pas takimit me mërgimtarët në Cyrih: Mërgata është me Lëvizjen, ju dua fort
Shfrytëzonte vajza të huaja për prostitucion, në pranga 40-vjeçarja turke në Tiranë
Dëshmia e luftës për liri, si e shkatërruan ushtarët e UÇK-së tankun serb në Mirushë të Malishevës?
Ushtarët amerikanë të KFOR-it kryejnë patrullime në kufirin Kosovë-Serbi
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?
Eskalon deri në prekje fizike debati mes Gjestit dhe Loredanës për cigaret në BBVA
Një ditë para finales së Big Brother - Alaudin Hamiti jep disa informacione për publikun
I tha se Eglit i shkëlqenin sytë më shumë për të, Gjesti i drejtohet Aldos: A po sheh që ta dridhi, ua kam mbaruar kulaçin
Denisa Kele për kriptovalutën "Trump”: Bleva pak, kishte 10 milionë kërkesa në sekondë
Reagime pasi Serbia dëbon 13 aktivistë të shoqërisë civile, përfshirë shqiptarë