LAJMI I FUNDIT:

ASH-ja kërkon përfaqësues në trupat zgjedhor

ASH-ja kërkon përfaqësues në trupat zgjedhor

Aleanca për Shqiptarët edhe më tej vlerëson se i është bërë padrejtësi në caktimin e anëtarëve të këshillave zgjedhor dhe anëtarëve të Komisioneve Komunale Zgjedhore si përfaqësues të partive politike. Sipas tyre, anëtari i dytë i opozitës duhet të ishte nga radhët e tyre dhe jo nga radhët e Lëvizjes Besa.

“LSDM-ja dhe BESA tani janë së bashku, janë një koalicion dhe është e palogjikshme që në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në vendvotime, një koalicion të ketë dy anëtarë kurse partia pas Besës pas zgjedhjeve të mos ketë asnjë anëtarë në Komisionet Komunale Zgjedhore dhe në vendvotime.”- deklaroi Arben Taravari, Aleanca për Shqiptarët.


Kjo parti, pas dy kërkesave deri në KSHZ për këtë çështje, pret përgjigje zyrtare me shkrim që të mund të ankimojë vendimin. Por, për KSHZ-në, Kodi zgjedhor është shumë i qartë në këtë drejtim, duke përcaktuar se cilat parti Кanë të drejtë për përfaqësues të tyre në trupat zgjedhor. Nënkryetarja e KSHZ-së, Ditmire Shehu madje sqaron se partitë nuk kanë përfaqësues në Komisionet komunale por vetëm në Këshillat zgjedhor. Komisionet komunale përbëhen nga anëtarë të administratës.

“Aleanca për Shqiptarët mori njoftim nga KSHZ-ja se anëtarë në këshillat zgjedhor u takojnë dy partive më të mëdha në pushtet dhe dy partive opozitare të cilat në zgjedhjet e fundit parlamentare kishin më shumë vota. Në këtë rast i bie; dy partitë më të mëdha në pushtet BDI dhe LSDM dhe dy partitë në opozitë; Lëvizja Besa dhe OBRM-PDUKM.”- pohoi Ditmire Shehu, nënkryetare e KSHZ-së.

ASH-ja se i takojnë edhe minutat për reklamim të paguar politik në televizione, të përcaktuara për partinë e dytë opozitare./alsat/

Në trend

Më shumë
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, këto janë rezultatet

Politikë
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Xabi Alonso po përgatit një transferim befasues nga Real Madridi

Bundesliga
Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Arrestohen 17 persona në Serbi, falsifikonin dokumente të pronave të serbëve për shqiptarët nga Kosova

Lajme
Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Takimi i Kurtit me ndihmësekretarin amerikan, O’Brien, deklarata pas takimit dhe çështja e Asociacionit

Lajme
Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje:

Iu mori shokëve një milion euro duke mashtruar për vetëvrasje: "Unë po i jap fund jetës, amanet gruan dhe dy djemtë"

Lajme
Kalo në kategori