Qeveria franceze ka ngritur një ekip krizash për të trajtuar një thatësirë historike që ka lënë më shumë se 100 komuna pa ujë të pijshëm.
Kështu, kamionët po çojnë ujë në ato zona, pasi “nuk ka mbetur asgjë në gypa”, ka thënë ministri për Tranzicionin Ekologjik, Christophe Béchu.
“Kjo është një situatë që nuk kemi parë ndonjëherë… Dhe lajmi i keq është se, me sa mund të vërejmë, nuk ka asnjë arsye për të menduar se do të ndalet”.
Ndërkohë kryeministrja Elisabeth Borne ka paralajmëruar se Franca po përballet me “thatësirën më të rëndë” të regjistruar ndonjëherë në vend, shkruan Euronews, përcjell Telegrafi.
Sipas mediumit në fjalë, vala e të nxehtit që ka pjekur vendin që nga qershori ka bërë që pemët dhe shkurret “të hedhin” gjethet herët, duke krijuar skena që i ngjajnë vjeshtës.
Dhe pas uljes së temperaturave në disa rajone, shërbimi kombëtar meteorologjik francez Météo-France parashikon rritje të mëtejshme të temperaturave nga e diela e tutje dhe tokë akoma më të thatë pavarësisht stuhive të fundit.
Në këtë drejtim, temperaturat shumë mbi 30 gradë Celsius dhe rritje deri në 37 gradë Celsius në pjesë të jugut parashikohen nga e diela dhe gjatë ditëve në vijim.
“Temperaturat maksimale ndërmjet 32°C dhe 36°C me shumë mundësi mund të mbeten për një kohë të gjatë në një pjesë të madhe të vendit”, ka parashikuar Météo-France.
Ndërsa në Romë, banorët dhe turistët u freskuan në burimet e shumta të ujit të vendosura në të gjithë qytetin.
Destinacionet e njohura turistike në Itali si Firence dhe Palermo janë ndër 16 qytetet italiane në listën e “alarmit të kuq”, me temperatura që arrijnë 40°C.
Prodhimi i orizit në luginën e lumit Po është nën një kërcënim të madh pasi thatësira dhe moti i nxehtë vazhdojnë të shkaktojnë tharjen e plotë të arave.
Fermerët thonë se të korrat e orizit të përdorur për rizoto mund të dëmtohen me vite nga përmbajtja e kripës në rritje në tokë, e cila po vret bimët.
Një pjesë e një pakete masash qeveritare prej 17 miliardë eurosh për të trajtuar krizën e kostos së jetesës në Itali synon gjithashtu zbutjen e efekteve të thatësirës, më e keqja në 70 vjet në vend.
Muajin e kaluar, ministri i bujqësisë i Italisë paralajmëroi Parlamentin se një e treta e prodhimit bujqësor të Italisë ishte në rrezik për shkak të thatësirës dhe infrastrukturës së dobët të ujit dhe se situata do të përkeqësohet vetëm në vitet në vijim.
Veç këtyre, ministri holandez i Infrastrukturës dhe Menaxhimit të Ujit, Mark Harbers u ka bërë thirrje njerëzve që të bëjnë dush më shpejt dhe të mos lajnë makinat e tyre apo të ujitin kopshtin.
Pronarët e varkave në Arnhem thonë se ndryshimi midis niveleve të ujit të verës dhe dimrit është aq i madh sa varkat “janë parkuar” në një kënd.
Holanda deklaroi të mërkurën një mungesë zyrtare të ujit, pasi tashmë ka vendosur kufizime në bujqësi dhe transportin detar.
Dhe Qeveria paralajmëroi se thatësira pritet të “vazhdojë për ca kohë” dhe masat e mëtejshme për të ruajtur ujin gjatë thatësirës janë duke u marrë në konsideratë – duke siguruar që uji i pijshëm të mbetet i disponueshëm.
Vendi mbrohet nga uji nga një sistem i famshëm digash dhe kanalesh, por me rreth një të tretën e sipërfaqes së tij nën nivelin e detit, ai mbetet veçanërisht i prekshëm ndaj ndryshimeve klimatike.
Disa rajone të Holandës, eksportuesi i dytë më i madh bujqësor në botë pas Shteteve të Bashkuara, i kanë ndaluar tashmë fermerët të ujitin të korrat e tyre me ujë sipërfaqësor.
Prioritet tani do t’i jepet sigurisë së sistemit holandez të digave, të ndjekur nga furnizimet me ujë të pijshëm dhe energji, sipas qeverisë.
Situatë shumë më e mirë nuk është as në vendin tjetër evropian, me nivelet e ujit në Rhine të Gjermanisë që gjithashtu kanë vazhduar të bien në këtë mot të nxehtë.
Atje, kostot e transportit janë rritur sepse anijet nuk mund të lundrojnë në lumë të ngarkuara plotësisht, thanë ndërmjetësit e anijeve të premten.
Transporti i mallrave në lumë vazhdon, por me anije ndonjëherë të detyruara të lundrojnë 75% bosh.
“Klientët shpesh do të kenë nevojë për tre anije për të transportuar ngarkesën e tyre që dikur e bënin me një të tillë”, tha Roberto Spranzi, drejtor i kooperativës së transportit DTG.
Kapaciteti i transportit është gjithashtu i shtrënguar për shkak të rritjes së kërkesës pas lëvizjes së Gjermanisë për të rritur prodhimin e energjisë elektrike me qymyr, ndërsa ajo po përgatitet për furnizime të reduktuara me gaz nga Rusia, shtoi Spranzi.
Uji i ulët i Rhine do të godasë gjithashtu prodhimin nga dy termocentrale gjermane me qymyr në muajt e ardhshëm.
E në Rumani, nivelet e ujit në Danub kanë rënë aq shumë sa ishujt rërë u shfaqën në rajonin e Kalafatit. Nivelet e Danubit tani janë afër nivelit të tyre më të ulët të të gjitha kohërave.
Si pasojë, Qeveria planifikon të rrisë investimet në projektet e ujitjes për të kufizuar dëmtimin e të korrave në të ardhmen.
Të mërkurën, Komisioni Evropian u bëri thirrje vendeve anëtare që të ripërdorin ujërat e zeza urbane të trajtuara për ujitje bujqësore.
Pjesë të tjera të Evropës kanë përjetuar gjithashtu kushte të ashpra në fillim të verës.
Portugalia muajin e kaluar regjistroi korrikun e saj më të nxehtë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1931, tha të premten shërbimi i motit IPMA i vendit, përcjell Telegrafi.
Nxehtësia e përkeqësoi thatësirën e Portugalisë, me 45% të kontinentit në “thatësirë ekstreme” – klasifikimi më i lartë – dhe pjesa tjetër në thatësirë “e rëndë”, e cila është e dyta më e larta, deri në fund të korrikut.
Temperatura mesatare ishte 25.14°C, tha IPMA, pothuajse tre gradë Celsius më e lartë se mesatarja e pritur e korrikut. Reshjet kombëtare arritën 3 milimetra, rreth 22% e sasisë normale. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush e vrau John F Kennedy? Atentati që tronditi botën
Një hienë me pika është shfaqur në Egjipt, për herë të parë në 5000 vjet
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Grevë e përgjithshme në Serbi, reagon ambasada amerikane në Beograd
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Befasia e këtij fillim viti: Nga Spanja raportojnë se Messi po rikthehet te Barcelona
Surpriza tejet e veçantë për Vullnetin: Niset për në Negroc për t'i takuar familjarët e tij
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?
Olta Gixhari shkëlqen në finalen e Big Brother VIP Kosova me një pamje mahnitëse
100 milionë euro? As kjo nuk e bindi yllin e Real Madridit të braktiste Bernabeun për Chelsean e Abramovichit
Xuxi surprizohet nga familja e tij në finalen e Big Brother VIP Kosova