LAJMI I FUNDIT:

Asfaltohen dy rrugë në Pagarushë

Asfaltohen dy rrugë në Pagarushë

Në fshatin Pagarushë të Malishevës po asfaltohen dhe dy rrugë në dy lagje të ndryshme, të cilat i lidhin lagjet me rrugën kryesore dhe me pjesën tjetër të fshatit. Rrugët kanë filluar të asfaltohen dje dhe pritet të përfundojnë gjatë ditës së sotme, ndërsa asfaltimin e këtyre rrugëve e kanë parë nga afër Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe nënkryetari Hajdin Berisha.

“Ne jemi duke investuar në infrastrukturën e Komunës së Malishevës, me qëllim të krijimit të kushteve sa më të mira për të gjithë, përfshi edhe sigurimin e lëvizjes së lehtë të qytetarëve, në të gjitha vendbanimet”, tha gjatë vizitës në Pagarushë, kryetari Ragip Begaj.

Ndonëse Pagarusha, është një vendbanim shumë i shpërndarë, me lagësi të mëdha mes lagjeve, edhe këtu infrastruktura rrugore pothuajse është kompletuar, sidomos rrugët kryesore që lidhin lagjet me rrugën kryesore dhe lëvizja e banorëve është lehtësuar.

Gjatë vizitës në Pagarushë, Begaj e Berisha, janë takuar edhe me banorët e këtyre lagjeve, të cilët i kanë përgëzuar për rrugët, ndërsa edhe banorët kanës shprehur falënderimet e tyre për këto investime. /Telegrafi/