LAJMI I FUNDIT:

Artistja italiane duke “pikturuar” një Lamborghini Aventador SVJ në rrugë

Artistja italiane duke “pikturuar” një Lamborghini Aventador SVJ në rrugë

Çdo Lamborghini Aventador SVJ është i veçantë, por ky shembull i veçantë në Japoni, është më i mrekullueshëm se shumica.

Disa javë më parë, pronari lejoi një artiste italiane të quajtur Elisa Chana Cecchetti të ngjyroste me dorë pamjen e jashtme të supermakinës italiane drejtpërdrejt në një ngjarje makinash.


Dhe rezultati i përfunduar është jashtëzakonisht interesant, përcjell Telegrafi.

Cecchetti nuk ishte “e armatosur” me asgjë, përveç disa furçave të bojës dhe ngjyrave të ndryshme.

View this post on Instagram

A post shared by Manabu Goto (@gotomanabu)

Njëra anë e makinës ka shumë bojë jeshile dhe blu, ndërsa ana tjetër dominohet nga e verdha, e kuqja dhe portokallia.

Prodhimi i supermakinës me fuqi V12 përfundoi së fundmi dhe së shpejti do të zëvendësohet.

Ndërsa ne nuk e dimë ende se si do të quhet pasardhësi i tij, një mori prototipash janë testuar në muajt e fundit, duke zbuluar se do të ketë një pamje interesante, por që do të ruajë ende formën bazë klasike. /Telegrafi/