LAJMI I FUNDIT:

Artisti nga Prishtina, Astrit Ismaili prezantohet me fustan si “Miss Kosova” në Bienalen e Athinës

Artisti nga Prishtina, Astrit Ismaili prezantohet me fustan si “Miss Kosova” në Bienalen e Athinës

Këto ditë në kryeqytetin grek është duke u zhvilluar Bienalja e Athinës.

Pjesëmarrës në bienale është edhe artisti kontrovers nga Kosova, Astrit Ismaili, i cili ka marrë pjesë në hapje të saj.

Tematika e sivjetme e Bienales së Athinës është “Eklipsi që ëndrron dritën”, me ç’rast Ismaili ka bërë një paraqitje nën petkun e kësaj teme.


Astrit Ismaili në Bienalen e Athinës (Foto: Astrit Ismaili/Instagram)

Performanca e tij përfshinte muzikë dhe interpretim, ku është prezantuar si “Miss Kosova”, i veshur me një fustan plot shkëlqim.

I njohur për paraqitjet e tij kontroverse, Ismaili u shfaq në këtë bienelane me një fustan të punuar nga dizajneri Valdrin Sahiti.

Astrit Ismaili në Bienalen e Athinës (Foto: Astrit Ismaili/Instagram)

Vet artisti nga Prishtina publikoi në rrjetin social Instagram disa fotografi dhe video nga shfaqja, duke shtjelluar konceptin e performancës së tij.

“Ishte një nder të hap @athensbiennale 7 si alter-ego ‘Miss Kosova’. Alter-ego është nxjerrë nga performanca MISS e cila ndër të tjera merret me nocionin ‘Creative when Limited’ duke iu referuar figurave fiktive dhe jo fiktive nga e kaluara që duhej të ishin krijuese për të kapërcyer kufizimet gjeo-politike dhe sociale. Të qenit në Televizionin kombëtar grek si ‘Miss Kosova’ në një vend që nuk e njeh Kosovën, në një rajon ku queer janë në rrezik, i shtoi një urgjencë performancës sime që ilustron pse bëj atë që bëj!”, shkruan ai. /Telegrafi/

Në trend Magazina

Më shumë
Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Magazina
E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Magazina
Martohet për herë të dytë Fero

Martohet për herë të dytë Fero

Magazina
E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

E quajti femër të ulët, Xheneta për Gjestin: Ai ka qarë e ka vrapuar pas meje

Magazina
Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Valbona shpërthen ndaj Gjestit: Nuk të lejoj të tallesh me kapelën e babait tim që ka luftuar për Kosovë e Shqipëri

Magazina
Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Tha se do të largohet nga Big Brother nëse do të riktheheshin G Bani dhe Jozi - përse Gjesti ndërroi mendje në spektakël?

Magazina
Kalo në kategori