Rrjeti social Instagram vazhdon të mbetet ndër aplikacionet më të ndjekura në mbarë botën.

Ai është bërë një platformë e mirë reklamimi dhe promovimi, veçanërisht për artistët e fushave të ndryshme.


E kur jemi te artistët, në trevat shqiptare tash e sa kohë ekziston një faqe përmbledhëse e tyre, e cila gjithmonë i mban të azhurnuar ndjekësit me më të reja rreth estradës.

Ajo është Artistë Shqiptarë, e cila ekziston si llogari në Instagram tash e shtatë vite dhe numëron mbi 600 mijë ndjekës.

Në një farë forme, kjo faqe është kthyer në një brend të promovimit të artistëve shqiptarë në mbarë territoret shqipfolëse.

Ajo vazhdon të mbetet faqja më e madhe e këtij formati në rrjetin social Instagram. /Telegrafi/