LAJMI I FUNDIT:

Artistet shqiptare, në një ngjarje kulturore në Berlin

Artistet shqiptare, në një ngjarje kulturore në Berlin

Është mbajtur një ekspozitë në ambientet e Institutit Bullgar të Kulturës në Berlin me dhjetë artistë bashkëkohorë nga Ballkani, ndër to edhe Mimoza Veliu, Linda Vukaj dhe Shqipe Kamberi.

Mimoza Veliu paraqitet me dy foto që pasqyrojnë gjendjet shpirtërore të së përditshmes (Up&Down), Linda Vukaj me momentet e fiksuara në celuloid gjatë një fotoreportazhi në Shqipëri (Pezull) dhe Shqipe Kamberi me “Nusja” – instalacion që tematizon situatën e femrave në zonat rurale. Eskpozita është e hapur deri më 11 tetor 2018.


Videon përkitazi me këtë ngjarje, mund ta shikoni: KËTU. /DW/