LAJMI I FUNDIT:

Arteta punëson në mënyrë të çuditshme hajdutë xhepash për t’i vjedhur gjërat lojtarëve të tij, arsyeja është shumë domethënëse

Arteta punëson në mënyrë të çuditshme hajdutë xhepash për t’i vjedhur gjërat lojtarëve të tij, arsyeja është shumë domethënëse

Në një darkë me skuadrën e tij të Arsenalit, Mikel Arteta dikur punësoi fshehurazi një ekip hajdutë xhepash profesionistë për të vjedhur telefona dhe kuleta nga lojtarët.

Arteta ka orkestruar një kthesë të jashtëzakonshme te Arsenali që kur zëvendësoi Unai Emeryn si trajner në vitin 2019, duke e udhëhequr klubin drejt rikthimit në Ligën e Kampionëve përpara se t’i bënte ata pretendentë të rregullt për titullin e Ligws Premier.

Ish-mesfushori i Arsenalit është një figurë jashtëzakonisht e njohur në Emirates, me tifozë, lojtarë dhe drejtues klubesh, por është e drejtë të thuhet se ai ka përdorur disa metoda mjaft të pazakonta për të arritur sukses.


Këto përfshijnë skuadrën që adopton një qen të quajtur ‘fitore’ për të përfaqësuar ‘familjen e Arsenalit’, lojtarët të kapur për dore gjatë bisedimeve të ekipit në mënyrë që ata të mund të ‘ndiejnë energjinë e njëri-tjetrit’.

Megjithatë, asnjë nga këto ide nuk ishte aq e çuditshme sa ajo që thuhet se bëri trajneri spanjoll gjatë një darke ekipore.

Sipas mediumit The Athletic, Arteta punësoi fshehurazi një ekip hajdutë xhepash profesionistë për të shkuar nëpër tavolina dhe për të vjedhur telefonat dhe kuletat e yjeve të ekipit të parë.

Në fund të darkës, Arteta u kërkoi lojtarëve të zbraznin xhepat, me ç’rast ata kuptuan se u mungonin sende me vlerë.

Ideja pas marifetit ishte t’i mësonte skuadrës së tij rëndësinë e të qenit gati, vigjilent dhe i përgatitur në çdo kohë.

Arteta i ka bërë metodat e pazakonta dhe paksa ekscentrike një pjesë kyçe të stilit të tij të menaxhimit, pasi ai e sheh çdo rast si një mundësi për të mësuar dhe zhvilluar. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Tifozët e Partizanit i dhanë goditjen më të rëndë Vuçiqit dhe regjimit në Serbi, e gjitha salla gjëmonte nga thirrjet nënçmuese

Tifozët e Partizanit i dhanë goditjen më të rëndë Vuçiqit dhe regjimit në Serbi, e gjitha salla gjëmonte nga thirrjet nënçmuese

EuroLiga
Hansi Flick është i qartë me drejtuesit: Ai nuk dëshiron që ky yll i Barcelonës të shitet

Hansi Flick është i qartë me drejtuesit: Ai nuk dëshiron që ky yll i Barcelonës të shitet

La Liga
Real Madridi nuk është i bindur me yllin e ekipit, ai mund të largohet gjatë verës

Real Madridi nuk është i bindur me yllin e ekipit, ai mund të largohet gjatë verës

La Liga
Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve

Salah ngjitet në listën e pagave më të larta në Ligën Premier – Haaland i prinë dhjetëshes së fituesve

Premier League
Guardiola e do te Man City lojtarin më të rëndësishëm të Real Madridit, Mbretërit refuzojnë momentalisht

Guardiola e do te Man City lojtarin më të rëndësishëm të Real Madridit, Mbretërit refuzojnë momentalisht

Premier League

"Interi do të shënonte të paktën tre gola kundër Barcelonës kështu" - Boban flet për qasjen e skuadrës së Flick ndaj Borussia Dortmund

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori