Arteta ndërmori veprime drastike për ta detyruar Arsenalin ta transferojë Gyokeres

Trajneri i Arsenalit, Mikel Arteta, arriti të bindte klubin të bëjë një ndryshim të madh për të siguruar nënshkrimin e Viktor Gyokeres. Që nga përfundimi i sezonit 2024/2025, ka qenë e qartë se Arsenal, së bashku me disa nga rivalët e tyre në Ligën Premier, ishin në kërkim të një sulmuesi të ri me hapjen e afatit kalimtar të verës. Raportet e fundit sugjerojnë se Gyokeres do të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me Arsenal, i cili do të paguajë një tarifë fillestare rreth 55 milionë, plus 10 milionë në formë bonusesh. Dhe teksa konfirmimi i marrëveshjes po afrohet, janë zbuluar disa nga masat që u ndërmorën për ta finalizuar, përfshirë edhe një vendim që Arteta duhej të bindte klubin ta merrte për të siguruar nënshkrimin e Gyokeres. Nuk është për t’u habitur që një raport nga The Independent ka zbuluar se, pavarësisht se ishin brenda rregullave të fitimit dhe qëndrueshmërisë, familja Kroenke nuk ndjehej rehat të jepte miratimin për një marrëveshje për Isak apo Gyokeres.

Kjo e frustroi Artetën, i cili thuhet se argumentoi fort dhe me sukses për të rritur buxhetin këtë verë, duke i lejuar Arsenalit të sigurojë transferimin e madh të Gyokeres. Por kjo nuk do të thotë që marrëveshja për Gyokeres ka qenë e lehtë për t’u siguruar, pasi Arsenal vazhdon të diskutojë për klauzolat e bonusit që do të përfshihen në marrëveshje, duke pretenduar se 5 milionë prej tyre janë shumë të lehta për t'u realizuar. Megjithatë, raporti sugjeron se për shkak të buxhetit të kufizuar të Kroenke, Gyokeres do të jetë lojtari i fundit që do t’i bashkohet Arsenalit këtë verë, pas marrëveshjeve tashmë të përfunduara për Kepa Arrizabalaga, Martin Zubimendi dhe Noni Madueke./Telegrafi/










































