Mikel Arteta ka dhënë një përditësim shumë pozitiv në lidhje me të ardhmen e dy prej lojtarëve më të rëndësishëm të Arsenalit, Bukayo Saka dhe William Saliba, duke theksuar se të dy janë të përkushtuar të qëndrojnë në klub dhe të jenë pjesë e projekteve afatgjata të “Topçinjve”.

Prej kohësh, e ardhmja e tyre ka qenë një prioritet për drejtuesit e Arsenalit, pasi të dy shihen si gurë themeli në ndërtimin e një skuadre konkurruese për vitet e ardhshme".


"Negociatat për kontratat e reja janë duke u zhvilluar me ritme të mira dhe optimizëm i madh vjen nga vetë dëshira e lojtarëve për të vazhduar rrugëtimin në Londër, ka treguar Arteta.


Mikel Arteta

“Bisedimet [me Sakën dhe Saliba] janë shumë, shumë të mira. Gjëja më e rëndësishme është se lojtarët vetë duan të qëndrojnë këtu, duan të jenë pjesë e madhe e historisë së këtij klubi dhe të ndihmojnë në arritjen e objektivave tona”, deklaroi trajneri.

Saka, i rritur në akademinë e Arsenalit dhe tashmë një nga yjet kryesorë të Ligës Premier, është kthyer në simbol të skuadrës. Në anën tjetër, Saliba ka impresionuar me paraqitjet e tij solide në mbrojtje dhe shihet si një shtyllë e sigurt për të ardhmen.

Të dy lojtarët kanë edhe nga dy vite kontratë të mbetura, por klubi po punon për të siguruar firmën e tyre sa më shpejt, duke shmangur çdo dyshim apo interesim të mundshëm nga gjigantët e tjerë evropianë. /Telegrafi/

telegrafi sport app