Artani tallet me Mirin për raportin e prishur me Selinin: S’je i bukur o burrë, as tru s’ke

Artani dhe Miri ishin duke biseduar, dhe fjalët e Artanit dukeshin befasuese për publikun.
Shikuesit qeshën me komentet e tij, duke thënë se nuk e kishin parë kurrë Artanin në këtë mënyrë më parë.
Artani i tha disa fjalë të forta Mirit për Selin, me të cilën tani nuk ka më një raport të ngushtë si në fillim.

Artani: “Të kishe shkuar edhe ti te krevati i saj, mbaroi”.
Miri: “S’i kam shkuar unë te ndokujt në krevat, më kanë ardhur”.

Artani: “Si të erdhën, po ti s’je i bukur o burrë, as tru s’ke, të ishe i bukur. Budalla je, kështu që çka të të them unë”.
Më pas, Artani i tha se duhej të ishte te krevati i Selinës, ndërsa Miri pyeti pse. Artani i përgjigjet se do të kishte vazhduar lojën që kishte nisur me të.
Në fillim, Miri dhe Selin ishin shumë të afërt dhe Miri thoshte se e shikonte si vajzën e tij.
Megjithatë, marrëdhënia e tyre u prish me kalimin e kohës, dhe tani Selin duket shumë më e afërt me Gimbon. /Telegrafi/































































