Artan Abrashi pritet të jetë kandidati zyrtar i Lëvizjes Vetëvendosje për zgjedhjet lokale në Komunën e Prizrenit.

Lajmin e ka konfirmuar zëvendësministri në detyrë dhe anëtari i kësaj partie, Hysen Durmishi.


Në një deklaratë për emisionin "Politiko", Durmishi tha se kandidatura e Abrashit është pothuajse e konfirmuar.

“Besoj që është moti e ditur që Artan Abrashi do të jetë. Jemi duke shkuar komunë pas komune,” u shpreh ai.