Arsyet se pse s’duhet ta humbisni Kosova Energy Forum & Green Business Expo 2025

Kosova Energy Forum & Green Business Expo, 2025 është ngjarja kryesore e ekonomisë së gjelbër në Kosovë, është pjesë e platformës Kosova Business Forum.
Ky event ka për qëllim vënien në pah të inovacionit në efiçiencën e energjisë, energjinë e ripërtëritshme dhe ekonominë qarkore, duke nxitur rritje të qëndrueshme dhe një të ardhme më të gjelbër. Përmes këtij aktiviteti synojmë ndikimin në zhvillim të qëndrueshëm për një ekonomi të gjelbër në Kosovë dhe rajon.
1. Mundësi rrjetëzimi
Bizneset, profesionistët dhe qytetarët kanë mundësinë të lidhen me partnerë potencialë, investitorë, institucione e shërbime që mbështesin rrugëtimin drejt ekonomisë së gjelbër.
2. Ekspozim dhe promovim
Kompanitë pjesëmarrëse përfitojnë nga prezantimi i produkteve dhe shërbimeve të tyre përpara një audience të gjerë vendore dhe ndërkombëtare, duke rritur dukshëm prezencën dhe imazhin e tyre.
3. Shkëmbim i njohurive, përvojave dhe inovacionit
Forumi dhe Expo-ja sjellin ekspertë, ligjërues dhe praktika të mira ndërkombëtare, duke ofruar një platformë për të mësuar më shumë rreth teknologjive të reja, politikave energjetike dhe modeleve të qëndrueshme të biznesit.
4. Pjesëmarrje në punëtori interektive
Këto punëtori trajtojnë çështje kyçe në fushën e energjisë. Punëtoria e parë fokusohet në përmirësimin e efiçencës energjetike në sektorët publik dhe privat, përmes rinovimeve të ndërtesave dhe menaxhimit të zgjuar të energjisë. Ndërsa punëtoria e dytë shqyrton zhvillimin e energjisë së rinovueshme, duke përfshirë mundësitë në sektorët e energjisë diellore, erës, hidro dhe biomasës, si dhe sfidat që lidhen me investimet dhe lejet.
5. Mundësi për partneritete strategjike
Kosova Energy Forum & Green Business Expo, 2025 ofron hapësira për bashkëpunime afatgjata mes sektorit privat, qeveritar, organizatave ndërkombëtare dhe individëve, duke hapur rrugën për projekte dhe investime të reja.
Ky edicion i Kosova Energy Forum & Green Business Expo, 2025 mbështetet nga partnerët institucional:
Për më shumë informacione rreth Energy Forum & Green Business Expo 2025 na ndiqni në rrjetet sociale:
Facebook: Green Business Expo
Web: KOSOVA ENERGY FORUM AND GREEN BUSINESS EXPO 2025
Email: info@chesterproduction.com










































