Arsyet se përse lindja e një fëmije nuk do t’jua zgjidh problemet në lidhje

Lindja e një fëmije për ta shpëtuar lidhjen jo vetëm se është diçka e padrejtë për beben, por është edhe një lloj recete për t’u ndarë.
Lidhjet kërkojnë shumë përkushtim dhe zgjidhja e konflikteve merr kohë e dedikim, transmeton Telegrafi.
Kështu, lindja e një fëmije vetëm sa shton më shumë punë, stres dhe hormone të “çmendura” në lidhje.
Dhe faktikisht nuk e zgjidhë ndonjë konflikt, por vetëm sa e intensifikon këtë.
Bright Side ka sjell disa arsye që tregojnë se përse lindja e një fëmije nuk do t’jua zgjidhë problemet që i keni në lidhje.
- Prioritetet nuk do t’i keni të njëjta
- Do të keni më pak kohë për të kaluar vetëm ju të dy dhe për t’i diskutuar gjërat
- Do ta krijoni një perceptim se njëri prej jush është duke u përkushtuar më shumë se tjetri
- Mund të keni mosmarrëveshje për mënyrën se si e rrisni dhe ushqeni fëmijën
- Anëtarët e familjes mund t’ju shkaktojnë presion për lidhjen tuaj
- Do të keni kohë të kufizuar për të pushuar
- Ndryshimi i hormoneve vetëm sa do t’ju “tjerrë” më shumë
- Nëse lidhja është toksike, bebja është “bileta” për të mbetur përgjithmonë në kontakt me personin tjetër. /Telegrafi/





















































