Nëse e keni pyetur ndonjëherë dikë pse qentë hanë bar, përgjigjja ka shumë të ngjarë të jetë sepse ata ndjehen të sëmurë.
Edhe pse qentë nuk mund ta tretin celulozën fare, ata shpesh hanë bar në shëtitje. Është një mendim i zakonshëm që ata e bëjnë këtë kur janë të sëmurë, kështu që ata duan ta detyrojnë veten të vjellë për ta bërë më të lehtë për veten e tyre. Por, me sa duket, nuk është kështu.
Një studim zbuloi se 79 për qind e qenve kishin ngrënë bar gjatë jetës së tyre. Edhe pse kjo është një përqindje mjaft e lartë, vetëm nëntë për qind e qenve ishin të sëmurë para se të hanin bar, dhe vetëm 22 për qind e tyre vjellën më pas.
Të gjithë të tjerët hëngrën bar dhe vazhduan ditën e tyre, të shëndetshëm dhe të lumtur. Kjo sugjeron që bari hahet për arsye të tjera, transmeton KP.
A kënaqen qentë duke ngrënë bar?
Ndonjëherë përgjigja më e thjeshtë është më e sakta. Ne kurrë nuk mund ta kuptojmë plotësisht këtë sjellje të qenit, por aktualisht përgjigjja më e popullarizuar në mesin e studiuesve është se qentë hanë bar sepse ata thjesht kënaqen me të dhe pëlqejnë shijen.
Pronarët e qenve kanë vënë re gjithashtu se qentë hanë pjesën më të madhe të barit në pranverë, kështu që është e mundur që të ketë një shije të veçantë të barit të ri.
Edhe pse shumë mendojnë se qentë, si macet, janë mishngrënës, ata në të vërtetë janë të gjithëngrënës dhe plotësojnë pjesërisht nevojat e tyre të përditshme për lëndë ushqyese duke ngrënë bimë.
Hulumtimet kanë treguar gjithashtu se bimët dhe manaferrat janë pjesë e dietës edhe tek ujqërit, dhe bari është gjithashtu një burim i shkëlqyer i fibrave, të cilët lehtë mund të mungojnë në ushqimin e qenve. Prandaj, ngrënia e barit mund të ndihmojë sistemin e tretjes dhe gjithashtu zëvendëson një pjesë kryesore të dietës, shkruan IFL Science.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë
Fritezat me ajër të ngrohtë mund të jenë shumë të rrezikshme, nëse i përdorni gabimisht

Si i ngrohin shtëpitë njerëzit që jetojnë në vendin më të ftohtë në botë, fatura e ngrohjes vetëm 8 dollarë

A jeni një person i lumtur? Ajo që shihni së pari do të zgjidhë dilemën tuaj

Tri shenjat e horoskopit që ka më shumë gjasa të jenë dhe të ndihen ‘single’
Yjet me koeficient të inteligjencës mbi mesataren
Pilotja më e bukur në botë fluturon për… (Foto)

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Livia eliminohet nga Big Brother VIP Albania

Muhamet Dragusha zbulon klubin që ia ndërtoi shtëpinë

Si përfundoi në fajde furrtari nga Prizreni?

Analistët: LVV-ja synon të “peshkojë” deputetë opozitarë për formimin e qeverisë

Paradoksale: Në Dragash mbi 240 vota për partitë serbe, edhe pse atje nuk ka serbë

Palestinezi që ka qëndruar më së gjati në burg, izraelitët pritet ta lirojnë