LAJMI I FUNDIT:

Arsyet pse ju rrinë këmbët e duart akull edhe nën batanije

Arsyet pse ju rrinë këmbët e duart akull edhe nën batanije

Të tjerët veshin bluza të holla, kurse ti je me pulovër e shall. I ke duart e ftohta dhe këmbët akull. Por pse?

Në pjesën më të madhe të rasteve bëhet fjalë për një ndjeshmëri ndaj temperaturave të ulëta, një ndjeshmëri e lindur subjektive. Por në disa rate mund të flasë edhe për disa problematika me shëndetin.


Shpesh, këmbët dhe duart e ftohta mund të jenë sinjal i ndryshimeve në qarkullimin periferik të gjakut, asgjë për t’u shqetësuar këtu, thjesht një mbindjeshmëri e kapilarëve ndaj ndryshimit të temperaturave.

Nëse simptomat janë shumë të shpeshta dhe të bezdisshme si dhe i keni kapilarë të zgjeruar tek duart e këmbët, kërkoni ndihmën e mjekut.

Të pasurit e duarve dhe këmbëve gjithmonë të ftohta mund të jetë gjithashtu një prej simptomave të para të një tiroideje që nuk funksionon mirë. Mjafto një analizë gjaku dhe një integrim i tiroksinës për të zgjidhur problemin.

Kujdes me dietën. Mungesa e hekurit dhe vitaminës B12 mund t’ju shkaktojë ndjeshmëri ndaj të ftohtit përveçse ju bën të ndiheni të lodhur e të përgjumur. E gjeni atë në mish, peshk dhe në derivatet e qumështit.

Nëse ndiqni një dietë vegane ose vegjetariane, ndoshta keni nevojë për suplemente për t’i marrë këto vitamina. Tek ushqimet më të pasura me hekur hyjnë perimet me gjethe jeshile si dhe bishtajat: ideale është t’i shoqërosh ato me ushqime të pasura në vitaminë C si limoni për shembull, për të garantuar përthithjen maksimale të hekurit.

Të qenit nën peshë mund t’ju bëjë më të ndjeshëm se ç’duhet ndaj të ftohtit. Arsyeja? Yndyra vepron si një izolant dhe mbrojë në trupin tonë. Përpiquni që me regjimin e duhur dhe me pak sport të arrini nivelin e duhur të peshës.

Edhe një dietë hipokalorike mund t’ju bëjë të ndjeni të ftohtët: duke konsumuar më pak kalori, metabolizmi juaj do të detyrohet të punojë më shumë se sa i nevojitet për t’ju garantuar mjaftueshëm ngrohtësi për t’u mbrojtur. Dhe prapë se prapë nuk keni kalori mjaftueshëm për t’u mbrojtur.

Për të korrigjuar këtë, ushqehuni në mënyrë të ekuilibruar, shtoni në vaktet tuaja të paktën 3 lugë aj ulliri në ditë dhe rrisni dozën e proteinave sepse ato furnizojnë muskujt me energji, parandalojnë lodhjen dhe shmangin ndjenjën e të ftohtit.

Përfundimisht, të qenit superdembel ju bën të keni gjithmonë ftohtë. Ju lëvizni pak dhe nuk e stimuloni metabolizmin tuaj. Sportet dhe stërvitjet në mënyrë të vazhdueshme janë shumë të rëndësishme për të rritur temperaturën e trupit: aktiviteti fizik aktivizon metabolizmin dhe përmirëson qarkullimin e gjakut. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Kur trupi ‘qan’ për ndihmë: Shtatë shenjat që tregojnë sasi të tepërt të hekurit në gjak

Shëndetësi
Kalo në kategori