LAJMI I FUNDIT:

Arsyet përse vajzat me zemër të madhe dhe mendje sarkastike janë ëndrra e çdo djali

Arsyet përse vajzat me zemër të madhe dhe mendje sarkastike janë ëndrra e çdo djali

Vajzat me zemër të mëdha janë të kujdesshme, të mëshirshme, të sinqerta dhe të dashura. Vajzat me mendje sarkastike janë mendjemprehta dhe ‘lazdrake’. Por, çfarë mund të themi për një vajzë që është kombinim i këtyre dyjave? Epo, mund ta themi një gjë të sigurt – vajzat e tilla janë lloj i veçantë!

Ato kanë një zemër të madhe që fshihet prapa komenteve mendjemprehta dhe sjelljes lazdrake. Janë të buta por guximtare, të ndjeshme por të mbushura me vetëbesim. Mund të mendoni se ky lloj i vajzave është i vështirë për t’u kuptuar apo duruar, por kjo nuk është e vërtetë, transmeton Telegrafi.


Nëse keni shumë fat që ta njihni një vajzë të tillë me zemër të madhe e mendje sarkastike, bëhuni gati për një dashuri të veçantë dhe shijojeni çdo moment të vetëm në jetë sepse vajza e tillë din t’i bëjë interesante edhe gjërat më të mërzitshme e më të zakonshme.

Nëse ende nuk jeni të sigurt se përse ky lloj i femrave është ëndrra e çdo djali, atëherë këto gjëra do t’ju ndihmojnë ta kuptoni:

Duket e fortë, por faktikisht është shumë e ndjeshme
Në sipërfaqe duket një vajzë shumë e ‘egër’. Shfaqet shumë e fortë dhe, duke marrë parasysh komentet e saja sarkastike, ajo padyshim se nuk frikësohet ta jep mendimin e saj. Por, nën atë eksterier të një vajze të vështirë, ajo ka një zemër të madhe e të butë. Emocionet e saja janë të pastra, të thella të fuqishme dhe, krahasuar me femrat tjera, ajo i ndjen gjërat në nivel më të thellë.

Ka mendje të mprehtë
Kjo vajzë është e mençur dhe mund të adaptohet lehtë në çdo situatë. Çfarëdo që është duke bërë, ajo din ta shndërrojë në diçka interesante dhe argëtuese. Ajo gjithmonë i flet gjërat ashtu siç janë dhe jua thotë të vërtetën edhe nëse ju nuk doni ta dëgjoni. Dhe kur bën komente sarkastike, nuk e bën që të tregohet e vrazhdë – por inteligjenca e saj funksionon kështu dhe ajo nuk mund ta kundërshtojë.

Ka sens shumë të mirë të humorit
Sensi i humorit është pjesë e sharmit natyral të vajzave të tilla. Ndonëse një vajzë e tillë mund të tregojë shaka të vrazhda dhe të bëjë komente sarkastike, ajo nuk e bën këtë me qëllim që ta ofendojë apo lëndojë dikë, por thjesht kështu funksionon mendja e saj. /Telegrafi/