LAJMI I FUNDIT:

“Arsyet” interesante pse gratë pejane heqin dorë nga hisja

“Arsyet” interesante pse gratë pejane heqin dorë nga hisja

Noterët pejanë japin një arsye interesante për rastet ku gratë heqin dorë nga trashëgimia e prindërve.

Sipas tyre vajzat pranojnë të heqin dorë nga trashëgimia nga frika se marrëdhëniet familjare do përkeqësohen.

Noterja Alia Petroviq ka trajtuar dhjetëra raste të trashëgimisë. Ajo tregon për dhjetëra raste kur në zyrat e saj gratë kanë dhënë deklaratë se nuk dëshirojnë të trashëgojnë asgjë nga prona e babait.

E drejta zakonore e njeh vetëm mashkullin si trashëgëmtar dhe kjo është arsyeja e cila sipas noteres Petroviq i shtyn shumicën e grave të heqin dorë nga e drejta për të trashëguar.

Petroviq thotë se e drejta e kodifikuar ende nuk po arrin të zërë vendin e normave zakonore.

“Kanuni ende vazhdon të jete prezent në zonat rurale si rregullator i marrëdhënieve trashëgimore”, thotë Petroviq.

Sipas Alia Petroviqit në procedurën për ndarjen e masës trashëgimore në rreth 60 për qind të rasteve femrat heqin dorë nga e drejta për të trashëguar, për dallim nga zonat urbane (si për shembull qyteti i Pejës), ku numri i femrave që marrin pjesën e pasurisë që u takon në bazë të ligjit është më i madh.

Petroviq thotë se femrat duke hequr dorë nga trashëgimia tentojnë ta ruajnë vendin në familjen e prindërve.

Një konstatim të tillë e konfirmon edhe noteri Arsim Avdijaj. Ai thotë se në trashëgimi çdo gjë është e parapërcaktuar dhe deklarimet para noterëve janë të rregulluara me marrëveshje. Në Gjykatën e Pejës pranojnë edhe një fakt interesant. Gratë e diskriminuara nuk nisin padi dhe nuk kërkojnë që t’u njihet e drejta me vendime gjyqësore.

Gjykatësi i Departamentit Civil Rrustem Thaçi deklaroi se numri i procedurave të iniciuara me padi në procedurën kontestimore nga ana e grave është jashtëzakonisht i vogël. Gjykatësi rrëfen se ai personalisht nuk ka pranuar asnjë lëndë për këtë çështje tash e gjashtë vjet.

Miradie Gashi-Sheremeti drejtoreshë në OJQ-në “ZANA” në Pejë mendon se gratë e përfshira në kontestet trashëgimore janë stigmatizuar dhe “leçitur” nga familjet dhe ka ndodhur një acarim ekstrem i marrëdhënieve ne mes tyre dhe familjeve.

Ajo tregon për përvojën e saj të ndarjes me vëllezërit të cilët janë acaruar kur kanë kuptuar se ajo dëshiron të jetë trashëgimtare.

Gashi-Sheremeti thotë se në rastet që i ka trajtuar femrat kanë qenë në pozitë mjaft të rëndë, sidomos në raste të shkurorëzimeve kur kanë mbetur në rrugë, ndërsa familjet e tyre nuk i kanë përkrahur dhe as nuk ua kanë dhënë pjesën që u takon nga trashëgimia.

Në një anketë që kjo organizatë e ka bërë rreth çështjes se a duhet të trashëgojnë femrat apo jo, sipas Miradie Gashi-Sheremetit pjesa dërrmuese e të anketuarve të moshuar janë deklaruar pro trashëgimisë së femrës, mirëpo thonë se bijat e tyre kundërshtojnë një gjë të tillë dhe si pasojë janë të detyruar të heshtin pasi që nuk dëshirojnë t’i acarojnë relacionet me djem pasi që e kanë jetën me ta.

Anketa e organizatës së Sheremetit ka nxjerrë edhe të dhëna të tjera shqetësuese duke përfshirë faktin se të rinjtë janë deklaruar kundër marrjes së hises nga familjet e tyre.

Analizat e fundit tregojnë se vetëm 16 për qind e pronës në Kosovë është e regjistruar në emër të grave. Njëra nga arsyet e përmendura në vazhdimësi për diferencën në shifra është kalimi nga e drejta zakonore në të drejtën pozitive. /KALLXO.com/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori