LAJMI I FUNDIT:

Arsovski: Mësimdhënia me prezencë fizike është në interes të nxënësve

Arsovski: Mësimdhënia me prezencë fizike është në interes të nxënësve

Zëdhënësi i Qeverisë së RMV-së, Dushko Arsovski njofton se mësimdhënia me prezencë fizike është në interes të nxënësve.

“Mësimdhënia me prezencë fizike është në interes të nxënësve, nuk ka ndryshim në mënyrën e realizimit të saj dhe Qeveria është në komunikim me të gjitha palët e interesuara përmes Ministrisë së Arsimit dhe Shkencës për t’u përballur me sfidat e krizës energjetike”, tha zëdhënësi i Qeverisë Dushko Arsovski.


Duke iu përgjigjur pyetjes së gazetarëve për kërkesën e disa komunave për vazhdimin e pushimit dimëror të nxënësve për të kursyer energji elektrike dhe dru zjarri dhe sa të arsyeshme janë kërkesat që një pjesë e shpenzimeve dhe subvencioneve të mbulohen nga Qeveria, Arsovski tha se për këtë nuk është diskutuar në seancën e djeshme të Qeverisë./Telegrafi/