LAJMI I FUNDIT:

Arsovska: Në rrethin e dytë futem me përparësi të madhe, koha është për një Shkup modern

Arsovska: Në rrethin e dytë futem me përparësi të madhe, koha është për një Shkup modern

Rezultati i rrethit të parë të zgjedhjeve tregon se koha është për një Shkup modern dhe se koha është të jetojmë në një qytet me të cilin të gjithë do të krenohemi. Në këto zgjedhje e rëndësishme ishte të bashkohemi dhe të arrijmë të sjellim ndryshime për një Shkup më të bukur, deklaroi në konferencën e sotme për shtyp kandidatja e pavarur për kryetare të Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska, dhe u bëri thirrje të gjithë shkupjanëve ta mbështesin edhe në rrethin e dytë.

“Përparësia në këtë rreth të parë nga e gjithë ajo që është llogaritur nga KSHZ, është 5.334 vota për kandidimin e pavarur për mua si kryetare të qytetit të Shkupit dhe me këtë epërsi, me këtë përparësi të rëndësishme futem në rrethin e dytë. Jam e bindur se në Shkup vijojnë me të vërtetë ndryshime të bukura, qyteti të jetë metropol modern ashtu siç e meritojnë shkupjanët”, tha Arsovska.

Ajo i falënderoi të gjithë për mbështetjen e qytetarëve por edhe të OBRM-PDUKM-së, Aleancës për Shqiptarët, Alternativës dhe të gjitha partive tjera, lëvizjeve, organizatave joqeveritare, dhe përmendi se pret mbështetje ende më të madhe në rrethin e dytë.

Ajo potencoi se në këto zgjedhje më e rëndësishme ishte të sillen ndryshime për një Shkup më të bukur. Përmendi se është befasi pozitive edhe nga disa nisma qytetare të cilat u bënë pjesë e Këshillit të Qytetit të Shkupit dhe pjesë e këshillave të komunave në kryeqytet.

Sipas saj, performanca dhe programet e të gjithë këtyre kandidatëve futën një freski në këtë garë dhe energji të re në këto zgjedhje lokale.

Ajo u bëri thirrje të gjithë atyre të cilët nuk janë të kënaqur nga autoritetet e deritanishme të qytetit të bashkohen dhe t’i mposhtin. U bëri thirrje të bashkohen së bashku në këtë betejë.

Sipas Arsovskës, Shkupi u tregua se nuk guxon të jetë lëndë e politikës, duhet të jetë qytet i cili do të zhvillohet pikërisht ashtu siç e duam ne shkupjanët.

“Shkupi dhe shkupjanët treguan se duan ndryshime dhe prandaj nuk ndalemi këtu por së bashku fillojmë me rreth të ri në të cilin gjithashtu do të dalim fitimtarë. Së bashku do të sigurojmë të ardhme më të mirë për një Shkup modern”, tha Arsovska.

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat

Aktivisti i PSD-së i shkon në tavolinë deputetit të LVV-së: A po ju vjen marre që e pranuat "Zajednicën", për Këshillin e Evropës...

Lajme
Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Vrasjet e fundit, ekspertët tregojnë lagjet më problematike të Prishtinës

Siguri
Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Votimi i Malit të Zi kundër Kosovës në KiE, Gjeloshaj: Qëndrimin tonë do ta japim kur të votohet në Këshillin e Ministrave

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori