Rektori i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, Naser Sahiti, deklaroi se është herët të flitet për ndikimin që do të ketë vendimi i Qeverisë së Kosovës për arsim të lartë publik pa pagesë.
Rektori në një intervistë flet për semestrin e parë që u mbajt me prezencë fizike pas dy viteve kur ligjëratat janë mbajtur online, cilësinë e studimeve e procesin e akreditimit të programeve.
Rektori Sahiti thotë se vendimi për heqjen e pagesës për arsimin e lartë për një pjesë të studentëve është përparësi, por që shprehet se nuk kanë vërejtur ndonjë interesim të shtuar të studentëve për regjistrim në UP.
Sahiti shprehet se të ardhurat që si universitet kanë arkëtuar nëpërmjet pagesës së semestrave po kompensohen nga ana e Qeverisë dhe se në këtë aspekt si UP nuk po cenohen.
“Është herët të flasim për ndonjë ndikim, qoftë pozitiv, qoftë negativ, për arsye se ai vendim ka filluar tek të zbatohet. Definitivisht që për një pjesë të studentëve ajo është një përparësi për arsye se do të lirohen nga disa tarifa, por nuk presim të jetë ndonjë ndikim domethënës për arsye se ato tarifa po ashtu kanë qenë simbolike, sidomos për nivelin bachelor. Për UP-në më rëndësi është ato të ardhura që ne i kemi gjeneruar nëpërmjet pagesës së semestrave të na kompensohen nga Qeveria, diçka e tillë veç ka ndodhur dhe në këtë aspekt UP nuk është i cenuar nga të ardhurat e tilla”, thotë ai.
Rikthimin në mbajtjen e ligjëratave me prezencë fizike, Sahiti e quan një lajm të mirë dhe që ka pasur ndikim pozitiv si tek studentët ashtu edhe tek personeli akademik.
“Urojmë që këto shifra të mos rriten javëve që pasojmë dhe në këtë mënyrë të na mundësohet që komplet vitin akademik ta përmbyllim në formën me prezencë fizike. Definitivisht procesi mësimor me prezencë fizike ka përparësi të shumta krahasuar me formën virtuale. Ajo ka qenë një formë e imponuar, por definitivisht që ka lënë pasoja në cilësinë e procesit mësimor, për arsye se sado që profesorët mund të angazhohen mungesa e kontaktit të drejtpërdrejtë e pamundëson një gjë të tillë”, thotë rektori.
Gjatë vitit të kaluar, Këshilli Shtetëror i Cilësisë ka vendosur kritere të reja sa i përket akreditimit të programeve, që kanë të bëjë që bartësit e programeve në nivelin bachelor duhet të kenë të paktën një punim shkencor të indeksuar nga fusha e programit, ndërsa në nivelin master dy punime të indeksuar nga fusha e studimit.
Pas reagimit nga Konferenca e Rektorëve, plotësimi i këtyre kritereve u shty për një vit meqë një numër i madh i programeve rrezikonin të mos akreditoheshin.
Në këtë drejtim, rektori i UP-së thekson se janë duke punuar me të gjitha fakultetet që kritere të tilla të plotësohen.
“Ne jemi duke punuar me fakultetet, dekanët janë në dijeni për këto standarde. Jemi duke punuar që qoftë nëpërmjet rekrutimit të personelit të ri akademik, qoftë nëpërmjet kërkesës që ata ekzistues të angazhohen t’i kenë ato punime të mos rrezikojnë programet e akreditimit. Jemi duke punuar po që kur të vijë koha të plotësohen ato, natyrisht ne nuk mund të sigurojmë që të gjitha programet do t’i plotësojnë ato kritere, por pjesa dërrmuese nga ajo që e kemi analizuar në kohën kur janë marrë ato veprime së paku për vitin e ardhshëm nuk do të rrezikohen. Në ndërkohë duhet të punojmë si fakultete më shumë, pra të targetojmë mos akreditimin e programeve. Natyrisht që është sfidë për universitetin për arsye se janë standarde më të larta”, deklaron ai për kp.
Gjatë vitit që e lamë pas, rektori i UP-së, Naser Sahiti, thotë se sfiduese për universitetin ka qenë përmbyllja e disa projekteve infrastrukturore nëpër fakultete të ndryshme.
“Sfida kryesore ka qenë e lidhur me situatën e krijuar si rezultat i pandemisë, por kjo ka qenë për të gjithë institucionet e tjera dhe për të gjithë universitetet gjithandej. Përveç kësaj ne kemi pasur edhe sfida të tjera që lidhen me infrastrukturën të cilën e ka në dispozicion UP. Ne kemi pas disa renovime të mëdha nëpër disa fakultete, pastaj kemi pasur aktivitete rreth krijimit të mundësive për zgjerim të infrastrukturës, por kjo është një gjë që ka qenë dhe vazhdon të mbetet sfidë edhe më tutje për UP-në”, thekson ai.
Sa i përket procesit të ndërkombëtarizimit të Universitetit të Prishtinës, Sahiti thotë se kanë nënshkruar marrëveshje të shumta me universitete ndërkombëtare.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Vendoset gurthemeli në vendkalimin kufitar “Markova Noga” mes Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Gjykimi ndaj të akuzuarit për krime lufte në Ozdrim të Pejës, dëshmitarët rrëfejnë për maltretimet

Serbia ankohet pse anëtarë të NATO-s po e armatosin Ushtrinë e Kosovës

Gjykata e kthen në punë Ridvan Berishën, e detyron RTK-në t’ia paguajë mbi 28 mijë euro

Qindra mijëra euro, apartament dhe garazh, konfiskohen pasuritë e Alda Klosit dhe ish-bashkëshortit

Ish-atashehu i FSK-së: Vuçiq po rrezikon Kosovën e Bosnjën, ndërkombëtarët të mos kenë vetëm këshilla

Blakaj: Serbia po toleron kriminelët e luftës, kjo mund t’i kthehet si bumerang

Të gjitha vendimet që u morën në mbledhjen e Qeverisë

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

Marrëveshje: Melodia Px dhe Telegrafi Deals janë dakordu që atletet Nike për femra ti ofrojnë për vetëm 69.95€, deri më 09 mars!

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
Më të lexuarat

Rizarta akuzon produksionin në transmetim direkt se kanë publikuar bisedën e saj pa autorizim: Mendoja se po flisja me psikologen, nuk e dija që do jepej ky klip

Zëvendëspresidenti amerikan i përgjigjet kritikave të ashpra të kushëririt që luftoi në krah të ukrainasve

Në Pejë do të ndërtohet fabrika e parë për prodhimin e municioneve, me mbështetje amerikane

Tifozët nuk mund ta besojnë atë që ndodhi menjëherë pas super golit që shënoi Lamine Yamal për Barcelonën

Si e sheh botën zëvendëspresidenti amerikan - dhe pse kjo ka rëndësi

I dyshuari për vrasjen e vëllezërve Bytyqi, në mesin e personave nga ish-njësiti famëkeq, në mbrojtje të Vuçiqit nga studentët