Arsenali ka triumfuar në derbin e rivalëve londinez ndaj West Ham Unitedit, në kuadër të xhiros së shtatë në Ligën Premier.

“Topçinjtë” fituan me rezultat 2-0, sfidë që e dominuan në përgjithësi.


Arsenali e nisi në mënyrë fantastike, ku krijoi disa raste shënimi me Bukayo Sakan, i cili edhe gjeti rrugën drejtë rrjetës, por u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Declan Rice që me një goditje të fuqishme e zhbllokoi rezultatin pas asistimit të Eberechi Ezes (38’).

“Topçinjtë” ishin shumë herë më të mirë edhe në pjesën e dytë, ku vazhduan të krijojnë aksione të shumta. Saka e vulosi çështjen e fituesit duke shënuar nga pika e bardhë (67’).

Vlen të ceket se West Hami në këtë përballje nuk kishte as edhe një goditje në portë.

Kësisoj, Arsenali merr primatin përkohësisht në Ligën Premier me 16 pikë derisa West Hami renditet në pozitën e parafundit me katër sosh./Telegrafi/

telegrafi sport app