Arsenali po planifikon të tronditë botën e futbollit me katër transferime të mëdha në verë
Arsenali është duke planifikuar të nënshkruajë me katër lojtarë gjatë afatit kalimtar veror, në një lëvizje e cila do ta transformojë krejtësisht ekipin e Mikel Artetas.
Pasditen e së shtunës, shpresat e ‘Topçinvje’ për titull kampioni në Ligën Premier morën një goditje të madhe, pasi ata u ndalën me barazim 1-1 nga Evertoni në udhëtim.
Arteta tani me gjasë do të fokusohet tërësisht në Ligën e Kampionëve, aty ku të martën e pret një sfidë mjaft e vështirë ndaj Real Madridit.
Teksa po i afrohemi afatit kalimtar veror, është raportuar se Arsenali po planifikon të sjellë katër lojtarë të rinj në ‘Emirates’.
“Arsenali besoj se do t’i zëvendësojë pesë lojtarë të cilët do të largohen dhe ata do të marrin tre ose katër lojtarë për formacionin startues”.
“Do të thoja një sulmues i majtë, sulmues qendror, një mesfushor. Kemi dëgjuar emra, Martin Zubimendi, Viktor Gyokeres ndoshta, me gjasë Benjamin Sesko ose Nico Williams – këta janë emrat që do të tentojnë t’i transferojnë”.
“Berta do të jetë kreativ. Arsenali nuk është këtu me qëllimin që të shpenzojë 200 ose 300 milionë euro. Ata duan të jenë kreativ me atë që kanë dhe të marrin ata që kanë nevojë”, ka thënë eksperti spanjoll Guillem Balague.
Pas përballjes ndaj Real Madridit në Ligën e Kampionëve, Arsenali do të rikthehet sërish në aksion në Ligën Premier, ku do të jenë nikoqir të Brentfordit në ‘Emirates’./Telegrafi/






























