Arsenali merr fitore bindëse në udhëtim ndaj Club Brugges

Arsenali ka shënuar fitore me rezultat bindës 3-0 në udhëtim ndaj Club Brugges në kuadër të fazës së ligës në Ligën e Kampionëve.
Fillimi i ndeshjes ishte premtues për “Topçinjtë”. Në minutën e 22-të Piero Hincapié goditi shtyllën e djathtë me një gjuajtje të befasishme nga distanca, duke paralajmëruar se Arsenali kërkonte me ngulm avantazhin. Vetëm tre minuta më vonë, erdhi edhe goli i parë.
Noni Madueke zhbllokoi rezultatin në minutën e 25-të me një supergoditje nga distanca, një predhë e saktë që u përplas në shtyllën e djathtë dhe përfundoi në rrjetë për 1-0. Ky gol i dha Arsenalit qetësinë dhe kontrollin e lojës.
Pjesa e parë u mbyll me rezultatin 1-0, ndërsa e dyta nisi furishëm.

Në minutën e 47-të erdhi goli i dytë, përsëri nga Madueke, i cili këtë herë shënoi me kokë nga afërsia pas një asistimi të Martin Zubimendit.
Portieri belg humbi kontrollin e situatës, dhe Madueke nuk fali për 2-0.
Arsenali e mbylli ndeshjen praktikisht në minutën e 56-të, kur Gabriel Martinelli shënoi një gol spektakolar, duke goditur fort në këndin e sipërm të djathtë dhe duke e lënë të shtangur portierin Dani van den Heuvel për 3-0 dhe ndeshja mori drejtim të pakthyeshëm.
Me këtë fitore Arsenali shkon në kuotën e 18 pikëve dhe është lider i tabelës./Telegrafi/


















































