Arsenali interesohet për qendërmbrojtësin italian
241:"FLORENCE, ITALY - OCTOBER 22: Davide Astori of ACF Fiorentina in action during the UEFA Europa League group I match between ACF Fiorentina and KKS Lech Poznan on October 22, 2015 in Florence, Italy. (Photo by Gabriele Maltinti/Getty Images) 12:"Getty Images
Arsenal tani janë duke u lidhur me një ofertë për qendërmbrojtësin e Fiorentinas, italianin Davide Astori.
Tanimë është e njohur mirë se Topçinjtë janë duke kërkuar përforcime në mbrojtje, por Shkodran Mustafi i Valencia dhe Jose Gimenez i Atletico Madridit po konsiderohen si shumë të shtrenjtë.
Sipas Gazzamercato, Arsene Wenger ka kthyer fokusin e tij mbi mbrojtësin italian të Fiorentinas, Davide Astori.
Megjithatë, La Gazzetta dello Sport sugjeron se Fiorentina nuk e kanë ndërmend të shesin mbrojtësin edhe pas ardhjes së Sebastien De Maios nga Anderlecht.
29-vjeçari u bashkua nga Cagliari në vitin 2015, teksa pati edhe një huazim te Roma, ndërsa ka edhe 11 paraqitje me kombëtaren italiane. /Telegrafi/
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals






























