Arsenali i gatshëm ta paguajë klauzolën e Thomas Partey, Atletico duhet të vendos shpejt

Arsenali pritet ta transferojë mesfushorin ganez Thomas Partey.
Prej më shumë se dy muajsh është përfolur për transferimin e mesfushorit defensivë tek gjiganti anglez.
Por deri më sot nuk pati lëvizje konkrete, kur tani Arsenali është në bisedime përfundimtare për të nënshkruar me lojtarin.
Topçinjtë janë të gatshëm të paguajnë klauzolën e lojtarit prej 50 milionë euro.
Mediat në Spanjë dhe Angli kanë raportuar se ky transferim pritet të kompletohet gjatë ditës së sotme.
Partey ka shprehur hapur dëshirën për tu larguar nga Atletico dhe raportohet se ka një marrëveshje personale me klubin anglez.
Për lojtarin interesim kishte shprehur edhe Inter, por Thomas Partey prej kohësh dëshironte vetëm transferimin te Arsenali. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals

















































