LAJMI I FUNDIT:

Arsenali me fitore bindëse në udhëtim te Fulhami – vazhdon sigurt drejt titullit

Arsenali me fitore bindëse në udhëtim te Fulhami – vazhdon sigurt drejt titullit

Arsenali ka triumfuar 3-0 ndaj Fulhamit në kuadër të javës së 27-të në Ligën Premier.

Pas 21 minutash lojë, The Gunners e tundën rrjetën e rivalit londinez me anë të Gabriel, ndërsa Leandro Trossard ishte asistuesi.

Topçinjtë nuk u ndalën me kaq, pasi goli i dytë u shënua pesë minuta më vonë, kur Trossard ishte sërish asistuesi, ndërsa Gabriel Martinelli ishte shënuesi.


Derisa po përfundonte pjesa e parë, Trossard kompletoi het-trikun e tij të asistimeve, derisa Martin Odegaard (45+2’) shënoi për 3-0.

Në pjesën e dytë, shansin më të mirë për gol e kishte Fulhami, kur Bobby Reid bëri një goditje të fuqishme, por Aaron Ramsadale realizoi pritje fantastike.

Arsenali vazhdon të jetë lider edhe pas kësaj xhiroje me 66 pikë, pesë më shumë se Manchester City, ndërsa në javën e 28-të takohet me Crystal Palacen. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit po kërkon largimin, i vetëofrohet Barcelonës

Ndërkombëtare
Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Sensacioni spanjoll i Ligës Premier ‘ëndërron’ transferimin tek Real Madridi

Premier League
Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Arsenali duhet të dëgjojë këshillat e Thierry Henrys për ta eliminuar Real Madridin

Liga e Kampionëve
Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ronaldo ofendoi brutalisht Man Unitedin dhe Juventusin në reklamën e tij të parfumit

Ligat tjera
Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Arda Guler e ka bërë të qartë ku dëshiron të transferohet nëse largohet nga Real Madridi

Ndërkombëtare
Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Ish-legjenda e Milanit i hedh benzinë zjarrit: Alvarez e preku topin vetëm një herë

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori