Arsenali është përfshirë në listën e klubeve që janë të interesuar për shërbimet e mesfushorit të Milanit, Hakan Calhanoglu.

Futbollisti turk do të jetë lojtar i lirë nga 30 qershori kur edhe i skadon kontrata me Rossonerët.


Ai ka dashur pagë më të lartë se oferta që kishte marrë në San Siro (katër milionë euro plus bonuset), megjithatë akoma nuk e ka gjetur alternativën e duhur.

hakan 5 (Foto: Instagram/hakancalhanoglu)

Juventusi, Liverpooli, Chelsea dhe Barcelona kishin shprehur interesim, mirëpo asnjëri nga këto klube nuk ka bërë ofertë formale. Sipas njoftimeve, vetëm Al-Duhail kishte bërë ofertë zyrtare për 27-vjeçarin.

Në ndërkohë, CBS Sports dhe The Mirror raportojnë se Arsenali është përfshirë në garë dhe e konsideron atë si alternativë për Martin Odegaard e Emi Buendia. /Telegrafi/

hakan 3 (Foto: Instagram/hakancalhanoglu)

telegrafi sport app