Arsenal 3-0 Rennes, notat e Xhakës, Mustafit dhe të tjerëve

Skuadra angleze Arsenal ka siguruar çerekfinalen në Ligën e Evropës.
Topçinjtë kanë arritur ta përmbysin rezultatin nga ndeshja e parë përballë skuadrës franceze Rennes.
Francezët kishin triumfuar 3-1 në ndeshjen e parë, ndërsa në Emirates Stadium, Arsenali tregoi dhëmbët duke i mposhtur me rezultat 3-0.
Pierre Emerick Aubameyang me dy gola dhe Maitland – Niles me një tjetër i dhanë triumfin Arsenalit.
Ishte sulmuesi gabonez, Aubameyang që në fund të ndeshjes mori notën më të lartë.
Ndërkohë paraqitje të mirë patën edhe Maitland – Niles, Sead Kolasinac dhe Aaron Ramsey.
Dy futbollistët shqiptarë, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi luajtën gjatë 90 minutave dhe ishin ndër më të mirët në fushë.
Tek skuadra mysafire nota më e ulët shkoi për portierin Koubek. /Telegrafi/





















































