Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se në aksin Qafë Thore-Theth po punohet për pastrimin e dëborës dhe shpërndarjen e kripës për të evituar ngricat.

Sipas ARRSH-së, reshjet e shiut dhe dëborës kanë pushuar, ndërsa temperaturat kanë pësuar rritje.


Kjo ka bërë që qarkullimi i mjeteve të kryhet normalisht në të gjitha akset nacionale. /Telegrafi/