LAJMI I FUNDIT:

Arrogant dhe i etur për pushtet! Ekonomisti i Harvardit që rriti politikisht Guadion, por çelësat e Pallatit i do vetë

Arrogant dhe i etur për pushtet! Ekonomisti i Harvardit që rriti politikisht Guadion, por çelësat e Pallatit i do vetë

Kur Juan Guaido u vetëshpall president i përkohshëm i Venezuelës muajin e kaluar, u komentua si i riu që kapërceu një gjeneratë të tërë liderësh rivalë opozitar dhe tashmë është kthyer në makthin e presidentit aktual Nicolas Maduro.

Por rritja kaq e fuqishme politike e liderit të opozitës me një fytyrë ‘Fresh’ u orkestrua nga një ekonomist i shquar i Harvardit, i cili ka një histori interesante dhe njeri që ka kontrolluar e ndikuar në politikën e Venezuelës.


Ai edhe sot vazhdon të koordinohet me zyrtarët amerikanë të SHBA-ve dhe zyrtarë rajonalë, e ndërkohë që ndodhet në arrest shtëpiak.

Intervistat me figurat opozitare dhe zyrtarë të Venezuelës në Uashington kanë konfirmuar se Leopoldo Lopez, ish kryebashkiaku i Caracas, ndihmoi inxhinierin Guaido të bënte lëvizjen që ka shkaktuar një kaos të madh në vend.

The Guardian që ka postuar artikullin shkruan se Lopez padyshim që ende ushqen ambicien për tu bërë president i ardhshëm i Venezuelës.

Që nga viti 2017, Lopez , një i afërm i heroit revolucionar të Amerikës së Jugut, Simon Bolivar është kyçur në shtëpinë e tij në Chacao të Caracas, ku dikur shërbeu si kryetar i bashkisë.

Ai zgjodhi Guiadon që të drejtojë partinë e tij dhe vazhdon të luajë një rol qendror në fushatë për të detyruar Maduron të largohet nga posti.

“Leopoldo është në kontakt me të gjithë, çdo ditë, vazhdimisht”, thotë gruaja e tij, Lilian Tintori, për Guardian: Ai po mban opozitën të bashkuar dhe të fortë, dhe rezultatet po i shohim tani!

Lopez ka qenë prej kohësh një figurë polarizuese, me një qasje më konfrontuese sesa disa liderë të tjerë të opozitës.

“Ai shpesh përshkruhet si arrogant, hakmarrës dhe i uritur nga pushteti, por zyrtarët e partisë gjithashtu e pranojnë popullaritetin e tij, karizmën dhe talentin si organizator”, tregon për të një diplomat amerikan përmes një shkrimi në vitin 2009 të botuar nga WikiLeaks.

Pas protestave anti-qeveritare në 2014, Lopezit iu dha një dënim me 14 vjet burg për nxitje të dhunës, përcjell tiranapost.

I zhvendosur në arrest shtëpiak në 2017, Lopez është ndaluar të flasë në shtyp dhe mbetet nën survejimin e policisë, por nuk e ndalon njeri të flasë privatisht apo të lexojë çdo mëngjes gazetat.

Duke përdorur aplikacione me mesazhe të koduara, ai mban kontakte me aktivistë të tjerë të opozitës në Venezuelë, Kolumbi dhe SHBA.

I bindur se mbështetja nga Shtëpia e Bardhë do ishte vendimtare për shkatërrimin e Maduro, Lopez dhe aleatët bënë një përpjekje të përbashkët për të fituar zemrën e administratës së Trump.

Gjithsesi, për momentin, fokusi mbetet tek Guaido, një politikan i panjohur më parë i shndërruar në një njeri të famshëm brenda natës.

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Macron tregon se në çfarë rrethana do të dërgonte trupa në Ukrainë

Evropa
Kalo në kategori