Arrin në 19 mijë numri i vëzhguesve për zgjedhjet e 14 shkurtit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka akredituar edhe disa vëzhgues për zgjedhjet e parakohshme parlamentare 2021.
Në mbledhjen e KQZ-së, u bë e ditur se disa nga vëzhguesit janë nga subjektet politike, disa nga media, ambasada, organizata jo qeveritare etj.
Yll Buleshkaj nga Zyra për Certifikimin dhe Regjistrimin e Subjekteve Politike, tha se numri i vëzhguesve deri tani ka arritur 19 mijë, ndërkaq janë duke shikuar edhe rekomandimet për të akredituar edhe disa vëzhgues.
Zgjedhjet e parakohshme parlamentare do të mbahen të dielën, më 14 shkurt. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
08/02/2021
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate





















































