LAJMI I FUNDIT:

Arrijnë vaksinat kundër sëmundjes së gjedhit

Arrijnë vaksinat kundër sëmundjes së gjedhit

Ka arritur në Kosovë ilaçi kundër sëmundjes gungore të lëkurës së gjedheve.

235 mijë doza të ardhura nga Afrika e Jugut ndodhen në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”.


Ky është një lajm i mirë për të gjithë fermerët duke pasur parasysh rrezikun nga kjo sëmundje e cila ka prekur Kosovën, transmeton RTK.

Që nga nesër do të fillojë fushata e vaksinimit dhe se sasia e vaksinave është e mjaftueshme për të gjitha gjedhet.

Sipas Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë nga kjo sëmundje kanë ngordhur rreth 200 krerë lopë.