LAJMI I FUNDIT:

Arrihet përparim në lidhje me Goce Dellçevin, bisedimet do të vazhdojnë

Arrihet përparim në lidhje me Goce Dellçevin, bisedimet do të vazhdojnë

Aspekte të ndryshme prej çështjes për rëndësinë e figurës dhe veprës së Goce Dellçevit në kontekst të rëndësisë së tij për përkujtimin historik të dy popujve janë shqyrtuar sot në ditën e dytë të takimit të Komisionit të përzier të ekspertëve të Maqedonisë dhe të Bullgarisë.

Diskutimi për shënimin e përbashkët eventual të figurës dhe veprës së Goce Dellçevit, siç konfirmuan për AIM nga Komisioni, ka qenë i lodhshëm por i frytshëm dhe është bërë progres i vogël me çka anëtarët e Komisionit do të vazhdojnë të bisedojnë lidhur me këtë çështje, si edhe për çështjet e tjera të hapura me rëndësi për Komisionin dhe në kontekst të ndërtimit të marrëdhënieve të mira fqinje midis popullit të Maqedonisë dhe të Bullgarisë dhe dy shteteve.


Anëtarët e Komisionit dje kanë punuar rreth propozim ideve të këmbyera paraprakisht për harmonizimin e rekomandimeve për tekstet shkollore për klasën e shtatë në Maqedoninë e Veriut dhe klasën e gjashtë në Bullgari.

“Ekzistojnë dallime serioze lidhur me qasjen dhe të kuptuarit e historisë mesjetare dhe lidhur me terminologjinë dhe përdorimin e disa termeve të caktuara në tekstet shkollore të cilat kanë të bëjnë me periudhën e mesjetës”, konfirmuan për AIM burime të Komisionit.

Edhe krahas dallimeve anëtarët e Komisionit i kanë harmonizuar disa vërejtje lidhur me problemet e përgjithshme të cilat ekzistojnë në tekstet shkollore në dy shtetet dhe kanë pasur mundësi, siç thonë që atje, të potencojnë se çfarë është ajo që u pengon në këto tekste shkollore.

Anëtarët e Komisionit janë dakorduar që takimi i ardhshëm të mbahet kah mesi i tetorit.

Takimi në Sofje është vazhdim i takimit paraprak që u mbajt në Shkup në qershor. Ky është takimi i katërt i Komisionit për këtë vit, ndërsa deri në fund të vitit janë paraparë edhe dy takime./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Shtyrja e afatit për regjistrimin e popullsisë, ASK jep detaje nga Plani i veprimit

Lajme
Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Dështimi për anëtarësim në KiE, Haradinaj: Betejën e patëm humbur edhe në UNESCO dhe INTERPOL - jemi në rrethana të rënduara gjeopolitike, jo në vitin 1999 e 2008

Lajme
Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Mospërfshirja e Kosovës në agjendën e Komitetit të Ministrave, eurodeputeti holandez: Shtetet anëtare të KiE-së iu përulen Serbisë

Lajme
Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Rrëshqet dheu në rrugën Klinë - Gjakovë, bllokohet qarkullimi i automjeteve

Lajme
“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

“O vlla, unë i bëj vetëm për mik këto punë” - zbardhen përgjimet se si punonjësi i Gjykatës së Korçës falsifikonte dokumente për çuar edhe drogë në Angli

Lajme
Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Ambasadori Hovenier takon KFOR-in amerikan, flasin për sigurinë në Kosovë

Lajme
Kalo në kategori