LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet polici në Shqipëri, pasi vrau Klodian Rashën

Arrestohet polici në Shqipëri, pasi vrau Klodian Rashën

Klodian Rasha, u qëllua për vdekje nga një efektiv i forcave “Shqiponja” pak pas mesnate, në zonën e Laprakës në Tiranë.

Ishte ora 01:45 minuta, kur një patrullë e policisë me dy efektivë, i kërkoi të ndalonte, pasi, siç thotë policia, kishte parë disa veprime të dyshimta të tij në një orar ku lëvizja është e ndaluar.


“25-vjeçari Klodian Rasha ishte duke shkuar në banesë dhe efektivët e Shqiponjave i kanë bërë thirrje për të ndaluar. Ai nuk është bindur dhe ka vijuar rrugën me vrap. Pikërisht pranë banesës së tij, oficerët e policisë kanë dyshuar se në dorë ai mbante një armë dhe e kanë qëlluar për vdekje, në këtë vend”.

Efektivi i policisë me inicialet N.H ka qëlluar dy herë në drejtim të të riut. Vetëm njëri plumb e ka prekur. I ka hyrë në shpatull dhe i ka kaluar në afërsi të zemrës. Është dërguar me urgjencë në spital, por aty ka ndërruar jetë.

Dy efektivët e policisë thane se nuk kishin arritur të shihnin pamje të qartë, për shkak se sipas tyre rruga ishte e pandriçuar. Efektivi N.H deklaroi në polici se e përdori armën pasi ishte ndjerë i rrezikuar për jetën.

I riu rezultoi se nuk kishte armë në dorë. Por një pistoletë me një karikator të mbushur u gjet rreth 80 metra larg vendit ku ai u vra.

Arma dyshohet se i përket atij dhe është dërguar në laboratorin e Kriminalistikës, por familjarët e viktimës e hedhin poshtë këtë version.

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme e arrestuan efektivin e forcave “Shqiponja”.

Pavarësisht pretendimeve të tij se ishte ndjerë në rrezik jete, SHÇBA dhe Prokuroria e Tiranës e akuzojnë për vrasje e kryer në kapërcim të kufijve të mbrojtjes së nevojshme, vepër penale që parashikon dënim deri në 7 vite burg.

Punonjësi i policisë dhe viktima nuk kishin njohje të mëparshme. Efektivi N.H kishte më shumë se 2 vjet e gjysmë në polici dhe kohët e fundit ishte transferuar tek forcat Shqiponja nga komisariati numër 5 i Kamzës./ Tv Klan

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Policia serbe ndalon për më shumë se një orë Duda Baljen në Merdar

Lajme
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit

Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"

Lajme

"S'ka më punësim të kunatave në MPJD", Gërvalla nënshkruan një vendim

Lajme
Kalo në kategori