LAJMI I FUNDIT:

Arrestohet një zyrtar policor, nuk lajmëroi kryerësit e veprave penale

Arrestohet një zyrtar policor, nuk lajmëroi kryerësit e veprave penale
Foto: Arkiv

Inspektorati Policor i Kosovës (IPK) respektivisht hetuesit e saj kanë arrestuar një zyrtar policor me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shtrëngim” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre”.

Hetimet për këtë rast kishin filluar pas pranimit të ankesës ndaj një qytetari, por që ankuesja pretendonte se ishte kanosur me armë në prezencë të një zyrtarit policor.


Hetuesit e IPK-së pas pranimit të informacioneve të para kanë ndërmarrë disa veprime hetimore drejt ndriçimit të rrethanave të këtij rasti, thuhet në njoftim.

Veprimet hetimore kanë përfshirë edhe realizimin e kontrollit (bazuar në urdhëresën e Gjykatës Themelore në Prishtinë) në dy lokacione në Prishtinë dhe Fushë Kosovë së bashku me Policinë e Kosovës.

Pas disa veprimeve hetimore në konsultim me prokurorinë kompetente, hetuesit e IPK-së kanë arrestuar një zyrtar policor në Prishtinë me dyshimin se i njëjti ka kryer veprën penale “Shtrëngim” dhe “Moslajmërimi i veprave penale apo kryesve të tyre” kurse me vendim të prokurorit të njëjtit i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë si dhe është suspenduar nga detyra. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë

"Pulë me të huaj dhe skifter me të vetët”, Alizoti: Rama duhet ta kishte përqafuar Kurtin

Lajme
Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Letra e Qeverisë drejtuar Këshillit të Evropës, reagimi i Presidencës dhe deklarata e Gjermanisë, Francës dhe Italisë për Asociacionin

Lajme
Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Knaus: Komiteti i Ministrave të caktoj një mbledhje të jashtëzakonshme brenda disa jave, të votojë aplikacionin e Kosovës pasi të ketë ecur përpara me çështjen e Asociacionit

Lajme
Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Politikani serb: Kam bërë padi në GjND për krimet serbe ndaj shqiptarëve të Kosovës

Lajme
Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Nga pragu i KiE-së në pasiguri...

Lajme
BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

BE reagon për draft statutin e paralajmëruar nga Kosova për Asociacionin

Lajme
Kalo në kategori